Lushtaku: Me veprimet e Kurtit po prishet imazhi i Kosovës, ndërsa sukseset po i shkojnë Serbisë

July 24, 2023
min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për të cilin tha se me veprimet e tij po e largon Kosovën nga rruga evropiane.

Madje Lushtaku theksoi se kjo është vërtetuar edhe me sanksionet të cilat Bashkimi Evropian i ka vendosur kundrejtë shtetit të Kosovës.

“Krejt besimin që e ka marrë nga qytetarët dhe dinjitetin që ja kanë besuar qytetarët e vendit, sigurisht se ajo po  i kthen me propogandë dhe me fjalë boshe duke mos ndërrmarë asnjë veprim konkret që ta lehtësojë jetën e qytetarëve. Përkundrazi leje që nuk po punon në drejtim të lehtësimit të jetës së qytetarëve ajo po e vështirëson edhe vet punën e shtetit të Kosovës duke e larguar nga një punë e palodhshme e krerëve të Kosovës të më hershmit, liderët politikë të cilët e kanë drejtuar në drejtim të strategjisë evropiane Kosovën, duke e bërë partner me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ndërsa me veprimet çfare i ka treguar Kurti kemi parë që e ka larguar Kosovën nga ajo rrugë dhe realisht po i shkon çdo sukses Serbisë dhe imazhi i Kosovës ditë për ditë po prishet, derisa po kemi edhe sanksione nga BE-ja dhe ShBA-ja, në forma të ndryshme”, tha Lushtaku në Tëvë1.

Tutje deputeti i PDK-së, komentoi edhe deklaratën e sotme të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi i cili tha se se nuk duhet të shkojmë në zgjedhje pa u hequr sanksonet ndaj Kosovës.

Sipas Lushtakut “deri dje ata thonin që nuk ka sanksione fare Kosova, e tash kur po kërkojnë me i largu ato sankisone po thotë ju lutna hekni njëherë sanksionet pastaj shkojmë në zgjedhje”.

“Po shihet qartë që ata edhe me këto lajme kanë përgënjeshtruar dhe me i zbutë realisht edhe kritikën edhe të analistëve, edhe qytetarëve të cilët me të drejtë kërkojnë llogaridhënie para çdo besimi që ja kanë dhënë kësaj qeverie dhe që realisht nuk ka asnjë rezultat konkret”, shtoi Lushtaku.

Ndryshe, sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Bislimi tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe tërheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prej nga kjo shpresë!?, Buçi ia mbyll gojën Mexhitit dhe mbështetësve të “Frontin Opozitar”

Story i radhës

Sadio Mane do të dyfishojë pagën me kalimin te Al Nassr

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë