Lushaku-Sadriu: Nxënësit e shkollës Dardania nuk kanë nevojë më të mbajnë mësimin në ndërrimin e tretë

January 7, 2025
1 minut lexim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njëherit kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka dhënë një lajm për nxënësit e shkollës “Dardania” në kryeqytet.

Lushaku-Sadriu ka njoftuar se nxënësit e kësaj shkolle nuk do t’i kenë më tri ndërrime, por vetëm dy, kësisoj ka marrë fund edhe malltretimi i prindërve.

Ajo ka njoftuar se janë renovuar klasët dhe shkolla tashmë ka marrë pamjen e shkollave evropiane.

“Nga tri në dy ndërrime, nxënësit e shkollës Dardania përfundimisht nuk kanë nevojë më të mbajnë mësimin në ndërrimin e tretë. Mbrëmjet e vona, malltretimet e prindërve kanë marrë fund, tani nxënësit kanë mundësi që të zhvillojnë procesin mësimor në klasa tërësisht të renovuara dhe në një shkollë moderne që i ngjason shkollave evropiane. Jam shumë e lumtur për këtë ndryshim.” – ka thënë Lushaku-Sadriu.

Në fund, drejtoresha e Arsimit ka uruar nxënësit për gjysmëvjetorin e dytë.

“Të gjithë fëmijëve të kryeqytetit ua uroi fillimin e mbarë të gjysëmvjetorit të dytë!” – ka thënë ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë “masive” ushtarake për Ukrainën

Story i radhës

Prezantuesja e Golden Globes zbuloi me lezet se paga që mori për punën e saj ishte e ulët

Të fundit nga

Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne!

Shkaku i vdekjes së Liam Payne është konfirmuar në një hetim në Angli pasi ylli i One Direction ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aries, Argjentinë. Payne ishte duke qëndruar
ShkoLartë