Lushaku-Sadriu flet si kryetare e Forumit të Gruas në LDK: Do kujdesem për avancimin e rolit të gruas në të gjitha nivelet

min lexim

Jehona Lushaku-Sadriu, po thotë se si kryetare e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, detyrë e cila iu besua qysh dje, do të punojë fuqishëm për avancimin e rolit të gruas në partinë që ajo përfaqëson dhe jo vetëm.

Siç shkruan ajo përmes një dedikimi të gjatë dhe falënderues për përkrahësit, shprehet se do të punojë po ashtu që zëri i gruas të dëgjohet në shoqëri e në të gjitha strukturat e në të gjitha nivelet.

”Dje, në Kuvendin e VIII-të Zgjedhor të Forumit të Gruas, mora besimin e plotë të të gjitha delegateve anë e mbanë Kosovës, për kryetare të këtij forumi. Prandaj, falënderoj të gjitha gratë, të rejat që besojnë në vizionin dhe rrugëtimin tonë të përbashkët. Për mua, është përgjegjësi dhe nder shumë i veçantë. Kryetaren e deritanishme, Lirije Kajtazi e falenderoj e pres ta kem krah në misionin tonë. Falënderoj kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për mbështetjen e tij jo vetëm ndaj meje, por dhe për secilën grua që politikën e sheh si mjet për avancimin e rolit të gruas në shoqëri e avancimin e Republikës në përgjithësi.

Rruga jonë përpara do të jetë me vizion të qartë të mbështetur në platformë konkrete politike; në ideologjinë e qendrës së djathtë, filozofinë rugoviane si dhe kultivimin e vlerave perëndimore me synim integrimet euro-atlantike.

Vizioni ynë do të mbështetet në mobilizim të të gjitha grave me mendjet më të ndritura që ka vendi ynë sot; grave të përgatitura e me përvojë, duke synuar forcimin e lidershipit dhe vendimmarrjes në partinë dhe vendin tonë. Të rejat e forumit do të jenë pjesë e programeve politike për formësim të mendimit politik e ideologjik; ngritjes së kauzave gjinore dhe përfaqësimit ndërkombëtar.

Si kryetare e Forumit të Gruas, do të përkujdesem e do të punojë fuqishëm për avancimin e rolit të gruas në parti, në shoqëri e që zëri i gruas të dëgjohet në të gjitha strukturat, në të gjitha nivelet; që gruaja ta ketë përfaqësimin e saj meritor”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur do hapen negociatat? Përgjigjet Varhelyi

Story i radhës

Shkarkohet drejtori i kopshtit zoologjik të Shkupit

Të fundit nga