Lumiri po sheh ëndrra me sy qel se do jetë kryeministër!

min lexim

Dikur njihej si parti me nam të madh, parti e vlerave dhe proceseve me në krye presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova, por LDK-ja ka arritur të bie aty ku as kundërshtarët s’do e dëshironin. Krejt kjo kur në krye të saj erdhi njeriu që e rekrutoi në radhët e saj, Isa Mustafa.

Kryetari aktual i LDK-së, është produkt i Isa Mustafës qysh nga “Riinvesti” për ta bërë më vonë ministër të Infrastrukturës gjatë të cilës kohë nuk është se la gjurmë të mira. S’ka dyshim se brenda LDK-së, siç thotë edhe Lumiri “kam gjetur njerëz profesionistë”, fatkeqësia është se të tillëve nuk u është lejuar të marrin përgjegjësi nga klani i Isës.

Lumiri të tregojë çfarë po bën ndryshe nga paraardhësi i tij, të cilin e ka dekoruar me titull “kryetar nderi i LDK-së”. S’mund edhe të “nderosh” njeriun që e ka sjell partinë në 12 % për të cilën kryetari aktual thotë se “ajo çka më turpëron është fakti se si një parti si LDK-ja ka ra në këtë përqindje”.

A mos vallë ndër shkaktarët e kësaj rënie është edhe vet Abdixhiku, në mënyrë direkte apo indirekte me mbështetjen e dhënë atyre që e katandisën partinë në këtë gjendje. Në vend se të merret me partinë e tij, të bëjë reforma të thella nisur nga një kërkim falje për gabimet e së shkuarës, nuk e ka luksin të thumbojë Albin Kurtin që ka 51% të votave, duke pohuar se në rastin më të mirë, Kurti mund të jetë ministri i tij i brendshëm.

Thua se e ka të sigurt se një ditë do të jetë kryeministër. Mbase niset nga formula dhe praktika e të bërit kryeministër të kryetarëve të opozitës, por jo çdo herë ndodh ashtu. Rast eklatant është Lul Basha, mendonte se mjafton të jesh kryetar opozite për tu bërë kryeministër, ja që nuk ndodhi. Humbja të dërgon në shtëpi, Lumiri mos të ndjek rrugën dhe mendësinë e Lulit se do përfundojë si ai.

Lumiri të merret me partinë e tij, nuk e ka as komoditetin, as kreativitetin dhe mbi të gjitha as kredibilitetin për ironi ndaj të tjerëve. E kur është fjala se kush ku do të ishte, Lumiri në rastin më të mirë do të ishte aty ku edhe ka qenë, drejtor në” Riinvest” ose në ndonjë bankë, çdo post tjetër është peshë e rëndë për te. Për tu bërë kryeministër duhet punë, angazhim, jo fjalë dhe ëndrra me sy hapur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Botërori “Katar 2022”, Messi zgjedh favoritët

Story i radhës

Oriola Marashi shfaqet e mahnitshme në një ndejë të Marcianos

Të fundit nga