Lumir Abdixhiku: Qeveria e Maqedonisë së Veriut i del në ndihmë qytetarëve të vet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po i del në ndihmë qytetarëve të saj përdallim nga ajo e Republikës së Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:

Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë.

Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18%, në 10%. Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoj në 0% të gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qyterarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron.

Kryeministër vepro. Jemi në krizë të përballueshmërisë!

Janë masa të logjikshme këto; të përkohshme, dhe pa ndonjë rrezik buxhetor. Nuk ka rëndësi nga kush vijnë e kush i propozon, rëndësi kanë të implementohen ato. Çdo ditë vonesë e Qeverisë tuaj me mosreagim është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë.

Story i mëparshëm

Bujku nga Prishtina: Subvencionimi i qeverisë është si asnjëherë më parë

Story i radhës

Grubi: Miratuam pako me 26 masa për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve

Të fundit nga