Bujku nga Prishtina: Subvencionimi i qeverisë është si asnjëherë më parë

Bujku nga Prishtina Gani Dobratiqi vlerëson se subvencionimi i Qeverisë së Kosovës i bërë publik sot është si asnjëherë më parë dhe i mirëseardhur.

Dobratiqi, në “Info Magazine”, tha se subvencionet si nga pushteti qendror, ashtu edhe nga ai lokal, janë të mirëpritura nga bujqit dhe fermerët, veçse uroi që ta zbatojnë këtë ndihmesë.

Tutje, bujku tha që Ministria e Bujqësisë duhet të përcaktojë kriteret për aplikim.

“Çdo përkrahje që vjen për fermerët, qoftë nga niveli qendror apo ai lokal, është i mirëseardhur. Ishte i paqartë subvencionimi, pasi duhet të ketë kujdes nga Ministra e Bujqësisë se cilët fermerë mund të aplikojnë për naftë”.

“Te kriteret do të ketë telash shumë, duhet të caktohet kriteri se a është subvencionimi prej një apo dy hektarë. Mirëpo, ka rritje enorme të subvencioneve. Uroj që ta bëjnë realitet këtë”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asnjë humbje jete nga Covid sot në Shqipëri, shënohen 75 infketime të reja

Story i radhës

Lumir Abdixhiku: Qeveria e Maqedonisë së Veriut i del në ndihmë qytetarëve të vet

Të fundit nga