Aktualisht, në Qarkun Fier nuk ka reshje shiu, ndërsa situata në terren paraqitet e monitoruar dhe nën kontroll për sa i përket infrastrukturës kritike dhe furnizimeve bazë.
Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vazhdon të jetë në normalitet. Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë.
Megjithatë, prurjet e lumenjve mbeten të larta. Lumi Vjosa ka kuota të larta me një tendencë të lehtë në ulje, ndërkohë që ujërat e përmbytjes nga toka bujqësore po tërhiqen drejt Hidrovorit të Darzezës.
Lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë kaluar nivelet kritike: lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz dhe ka krijuar brezence uji në oborret e disa banesave, ndërsa lumi Shkumbin ka prekur rreth 20 banesa në fshatin Thanasaj. Për më tepër, lumi Seman ka përmbytur rreth 100 ha tokë bujqësore brenda argjinaturave në Roskovec, Patos dhe Fier.
Burimi: botasot.info


