Lukashenko do të ketë fatin e Putinit, PE i hap luftë diktatorit bjellorus – bën thirrje për arrestimin e tij

July 19, 2023
1 minut lexim

Alexander Lukashenko, presidenti bjellorus duket se ka filluar të vuajë pasojat e mbështetjes së tij për presidentin rus, Vladimir Putin. Ditën e djeshme, Parlamenti Evropian i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) që të lëshojë një urdhër arresti kundër diktatorit bjellorus.

“Me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, që tashmë ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova, eurodeputetët i bëjnë thirrje GJNP-së që të shqyrtojë një urdhër arresti të ngjashëm për Alexander Lukashenko”, tha parlamenti, në deklaratën e tij.

Organi legjislativ i BE-së theksoi se Bjellorusia nën regjimin e Lukashenkos ka përgjegjësi për krimet e kryera kundër Ukrainës, veçanërisht për dëbimin e fëmijëve ukrainas.

Parlamenti bëri thirrje për “të gjithë hapat e nevojshëm në nivel ndërkombëtar”, për të siguruar ndjekjen penale të udhëheqësve bjellorusë përgjegjës për këto akte. Në një denoncim të gjerë të regjimit të Lukashenkos, parlamenti dënoi abuzimet e tij të të drejtave të njeriut, shprehu kundërshtimin ndaj pjesëmarrjes së atletëve bjellorusë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe bëri thirrje për lirimin e të burgosurve politikë dhe sanksione më të ashpra të BE-së.

Deklarata gjithashtu i bëri thirrje Bashkimit Europian të mbështesë më me vendosmëri opozitën demokratike bjelloruse. Organizata antiqeveritare bjelloruse e Menaxhimit Kombëtar të Anti-Krizës dorëzoi prova në ICC më 27 qershor se presidenti Lukashenko dhe zyrtarë të tjerë bjellorusë e rusë janë përgjegjës për dëbimin me forcë të të paktën 2,100 fëmijëve ukrainas në Bjellorusi.

 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Leku shkakton ‘tërmet’ në valutë, monedhat e huaja bie në nivele historike

Story i radhës

Moti sot në Maqedoni/ Temperatura maksimale ditore deri në 41 gradë

Të fundit nga

ShkoLartë