Lukaku – Inter nuk është e pamundur

May 31, 2022
1 minut lexim

Sot është një ditë ku mund të hapen disa rrugë rikthimi të Lukakut në Inter.

Avokati i besuar i Romelu Lukakut pritet nga momenti në moment të arrijë në Milano ditën e sotme, ku do të takohet me drejtuesit e Interit dhe për të folur rreth një rikthimi të mundshëm të Lukakut në Milano.

Belgu e ka pranuar zyrtarisht që dëshiron me patjetër një rikthim te zikaltërit, dhe për këtë gjë është i gatshëm të përgjysmojë edhe rrogën e tij. Te Chelsea ai fiton 12 milionë euro neto, ku nga të cilat është i gatshëm ta ulë në 6-7 milionë euro në sezon.

Tashmë i mbetet në dorë edhe Chelseat për këtë rikthim të Lukakut tekInteri. Pornari i ri do t’i duhet të pranojë këtë huazim, duke parë formën e dobët të sulmuesit në radhët e bluve dhe përplasjes me Tuchel dhe drejtuesve të Chelsea.

Ekipi anglez shpenzoi 115 milionë euro për transferimin e tij, dhe nuk do të pranonte të transferonte përfundimisht Lukakun tek asnjë klub, kështu që një huazim tek Interi do të ishte perfekte dhe për Chelsea, pasi ai aty mund të gjente formën e tij më të mirë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bukuroshja shqiptare zbulon se djemtë që jetojnë në Shqipëri nuk janë më tipi i saj

Story i radhës

Gjykata ukrainase dënon me burg dy ushtarë rusë për krime lufte

Të fundit nga

ShkoLartë