luis suarez ne bisedime me monzan 62caec0735fff

Luis Suarez në bisedime me Monzan

July 10, 2022
1 minut lexim

Sipas “Sportitalia”, Monza ka bërë një ofertë për të nënshkruar me Luis Suarez si lojtar i lirë.

Skuadra e sapopromovuar në Serie-A është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri dhe raportet në Itali e kanë lidhur klubin e Silvio Berlusconit me sulmues të mëdhenj si Mauro Icardi, Paulo Dybala, Edinson Cavani dhe Luis Suarez.

Drejtori i klubit Adriano Galliani raportohet se ka kontaktuar drejtpërdrejt me uruguaianin, duke i ofruar atij një marrëveshje prej 5 milionë euro në vit.

Suarez iu afrua Juventusit në verën e vitit 2020, por bardhezinjtë iu drejtuan Alvaro Moratas përpara fillimit të hetimeve mbi parregullsitë e supozuara në testin e nënshtetësisë italiane të Suarez.

Suarez është në dispozicion si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin. 35-vjeçari thuhet se ka refuzuar një ofertë nga River Plate dhe po shqyrton propozimin e Gallianit.

Monza ka ecur me shpejtësi me transferime, pasi tashmë ka siguruar shërbimet e Alessio Cragno, Andrea Carboni, Stefano Sensi, Matteo Pessina, Andrea Ranocchia dhe Samuele Birindelli.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ekspertet tregojne si te rrisni deshiren per seks gjate festave dhe pushimeve 62cae18699399
Story i mëparshëm

Ekspertët tregojnë si të rrisni dëshirën për seks gjatë festave dhe pushimeve

kovacevski nuk kemi gjenerata per te humbur rinia te ardhmen e ka ne be 62caec0eb719d
Story i radhës

Kovaçevski: Nuk kemi gjenerata për të humbur, rinia të ardhmën e ka në BE

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë