“Luigi, tani je i lirë”, Rama nga Bergamo: Kemi kontrabanduar vaksina me ministrin italian

min lexim

Gazeta e njohur italiane ”Corriere della sera”në një shkrim të bërë publik ditën e sotme raporton se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio kanë pranuar se kanë kontrabanduar vaksina.

Shkrimi mban autorësinë e Fabio Paravi vijon si më poshtë:

Rama tregon se si arriti të merrte vaksina fshehurazi nga Italia pavarësisht ndalimeve të Pffizer-it.

Një operacion kontrabande vaksinash i kryer nga dy ministra. Kjo është historia që kryeministri shqiptar Edi Rama bëri mëngjesin e sotëm në Bergamo gjatë fjalimit të tij në “Kultura do të shpëtojë botën”, organizuar nga ”Semi – Storie di Eccellenza, Merito e Innovazione”.

Rama i referohej ministrit të Jashtëm, Luigi Di Maio i cili ishte ulur në rreshtin e parë të Aula Magna të Universitetit të Bergamos, në atë që ishte një nga daljet e tij të para publike pas humbjes së tij në zgjedhje.

Dhe që nuk pranoi të komentonte, duke refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, por duke u kufizuar në një fjalim pesëminutësh gjatë të cilit ai kujtoi rëndësinë e “diplomacisë kulturore” dhe të kulturës për Italinë “një vend me 58 zona të UNESCO-s” dhe krijimin e drejtorive të instituteve të huaja, që koordinon institutet e kulturës, të cilat bëjnë një punë themelore edhe për eksportet italiane si dhe për përhapjen e gjuhës italiane.

Në fjalën e tij, Rama foli për situatën politike shqiptare dhe marrëdhënien e tij me Italinë që në ditët e diktaturës kur të rinj si ai shkuan në Vlorë jo për det, por për të ndjekur programet televizive italiane.

”Sot po them diçka që askush nuk e di. Unë jam shqiptaro-italian, Di Maio napolitano-shqiptar, që kemi bërë bashkë një operacion kontrabande. Çfarë italiani apo shqiptari jeni nëse jeni gjithmonë në përputhje me ligjin?”, tha Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mila Kunis ka pranuar se falë një “gënjeshtre të vogël” mori rolin e saj të parë të rëndësishëm

Story i radhës

Bizneset në Maqedoni, ankohen se paguajnë energji elektrike më të shtrenjtë në rajon

Të fundit nga