Ditët e fundit është vënë re një “tendencë” e ngritjes së çmimeve të derivateve në disa pompa të benzinës.
Media ka kontaktuar kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjanin, i cili ka thënë se edhe në tregjet ndërkombëtare dhe berzë është duke pasur rënie dhe rritje të çmimeve.
“Çfarë çmimesh do të kemi në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku sepse po ka rënie apo rritje në tregjet ndërkombëtare. Trendi i derivateve është në zbritje, e Kosova është treg i hapur dhe i lirë. Ju e dini se para disa viteve, disa kompani janë në gjykatë shkaku i çmimit, sepse ka çmim të njejtë dhe çmim kartel” tha Berjani.
Ai pohoi se aktualisht, Kosova ka çmimet më të lira në rajon.
Jemi vendi me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka diesel-in më të ulët shkaku i akcizës më të ulët për 22 cent. Ndërkaq, edhe benzina e ka çmimin si te ne” shtoi Berjani.
Çmimet aktuale të derivateve janë: Diesel 1.29 euro dhe Benzinë 1.34 euro.
Ndërkaq, në Shqipëri e Serbi çmimet janë më të larta.
1.74 euro është çmimi i diesel-it në Shqipëri, ndërakq benzina është 1.74 euro.
Në Serbi, shoferët paguajnë 1.67 euro për diesel dhe 1.68 për benzinë.