Luhanski mbetet i rrezikuar – nevojiten evakuime shtesë

Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, Serhiy Gaidai, u ka kërkuar njerëzve që të largohen menjëherë. Gaidai ka thënë se rritja e granatimeve të Rusisë në zonë, duke rrezikuar jetën e rreth një të tretës së banorëve që ende kanë mbetur, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Duke folur për televizionin publik, ai tha se Rusia “po grumbullonte forca për një ofensivë dhe ne shohim se numri i bombardimeve është rritur”.

Gaidai tha se rreth 30% e njerëzve ende mbeten në vendbanime në të gjithë rajonin dhe u është kërkuar të evakuohen.

Kjo vjen ndërsa presidenti rus Putin duket se po e zhvendos fokusin e pushtimit të tij në lindje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bieta s’e ka problem të vendosë moshën mbi tortë

Story i radhës

Nisi asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”

Të fundit nga