lugano me pese shqiptare titullare shkaterron me gola yverdonin vladi shenon 64d93051535b7

Lugano me pesë shqiptarë titullarë, shkatërron me gola Yverdonin! Vladi shënon

August 13, 2023
1 minut lexim

Lugano ka treguar lojë të madhe duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 6:1 Yverdonit, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit zviceran.

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Shkqlim Vladi, Uran Bislimi, Albian Hajdari e Kreshnik Hajrizi, u paraqitln titullarë.

Hajdari në minutën e 37-të e Bislimi në atë të 59-tën, u ndëshkua me karton të verdhë. 

Vladi shënoi në minutën e 34-të për epërsinë 2:1. 

Golat për Luganon i realizuan Sabbatini (24′), Vladi (34’), Bottani (41′), Sauthier (51′ – penalltia), Valenzuela (65′) e Steffen (79′) dhe për mysafirët shënoi Carlos (8’). 

Zurich kryeson me 10 pikë, Lugano është në vend të dytë me 9 dhe Yverdon i 10-ti me 4 sosh.

Lugano – Yverdon 6:1 (3:1)

Shikues : 3144.
Lugano: Amir Shaipi; Arigoni (Esounoza 30’), Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari, Valenzuela; Uran Bislimi (Grgiç 64’), Sabbatini; Steffen, Bottani (64. Babic), Cimignani (64. Macek); Shkëlqim Vladi (Celar 71’).
Yverdon: Martin; Sauthier, Del Fabro, Tijani, Le Pogam; Gouet, Céspedes; Tasar (Maurin 71’), Alves (Klepac 71’), Lungoyi (Beyer 46’); Kevin Carlos (Rodrigues 46’).

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

istogu dy ndeshjet i luan ne peje ne garat evropiane 64d92d3e8d71d
Story i mëparshëm

Istogu dy ndeshjet i luan në Pejë në garat evropiane 

zjarr i madh para pallatit te kultures ne tetove video 64d9313bb1d47
Story i radhës

Zjarr i madh para Pallatit të Kulturës në Tetovë (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë