Të rralla janë historitë, si ajo e burrit 55 vjeçar, që është paraqitur vullnetar për të luftuar, ndërsa ka lënë në shtëpi gruan dhe fëmijët. Është tregim i pazakontë, që një njeri, i cili i ka humbur të dyja këmbët në paqe, shkon në luftë për ta mbrojtur vendin, pikërisht ndaj armatës, që vendi ku mezi shpëtoi i gjallë.
Ai nuk e ka shpjeguar motivin e tij për të luftuar, nëse ishte një hakmarrje edhe personale ndaj rusëve, por ai me vendimin e tij është bërë një hero, që inkurajon patriotët e tij, të luftojnë deri në fitore.
Tregimi i tij, është bërë publik nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në faqen e tij në Fb.
Por, ka edhe raste të kundërta, miliarder rus, që sot thuaja nuk kanë para për të pirë kafe, pasi e tërë pasuria e tyre është ngrirë.
Në vijim tregimi i plotë për heroin e pazakontë!
“Një person i jashtëzakonshëm – Vasyl Stefko nga Kushnytsia në Transcarpathia. 55 vjeçari pa dy këmbë shkoi në front për ta mundur armikun! Vasily Stefko nga Kushnitsa erdhi në Brigadën 128 për të mundur rusët që vetë u kthyen në pushtues, shkatërruan infrastrukturën tonë, vranë civilë dhe sillen më keq se nazistët.
Në vitin 2004, derisa punonte për të fituar në Rusi, Stefko humbi të dyja këmbët dhe me protezat u kthye në shtëpi, në vendlindjen e tij Kushnici. Dhe kur Rusia pushtoi Ukrainën, thjesht nuk mund të ulej në shtëpi.
“Nuk kam fjetur dy ditë kur pashë se çfarë po ndodhte”, thotë Vasyl. – Thjesht nuk mund të ulesha në shtëpi, i paketova gjërat dhe shkova në zyrën e regjistrimit ushtarak. E pranoj tani komandën që kam gënjyer aty, – tha se kam vetëm një protezë. Dhe kërkoi të bashkohej me Brigadën 128. Dikur kam shërbyer në ushtri, di të qëlloj, ngas mirë. Njerëzit që nuk i shohin protezat, as nuk e dinë që unë nuk kam këmbë. Këtu jam rreshter dhe shofer, shërbej në kompaninë e mbështetjes së zjarrit.
Edhe babai im doli “ilegalisht” në front në Luftën e Dytë Botërore. Ai ishte 15 vjeç, por tha se ishte 18 vjeç dhe shkoi në luftë. Në shtëpi më presin gruaja dhe vajza 11-vjeçare. Ata janë të shqetësuar, por edhe krenarë që po mbroj vendin…”
Vasyl Shtefko nga Kushnytsia është një ilustrim për dy kategori njerëzish. Së pari, për ata djem që ulen në pjesën e pasme dhe nxjerrin ndonjë arsye dhe argument për të qëndruar atje (ata “harruan” që të mbrosh vendin nuk është një dëshirë apo një e drejtë, por një detyrë qytetare e parashikuar në Kushtetutë).
Dhe, së dyti, për rusët. Është e pamundur të mposhtet një vend që njerëz të tillë do ta mbrojnë.
Do të vijë koha dhe Vasyl Shtefko do të shkelë me proteza zogun (shqiponjën) dykrenorë në stemën ruse!”, përfundon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Goditja e oligarkëve
Gazeta bloomberg shkruan se si miliarderi Miklael Fridman, kishte ngelur papritmas pa para. Pavarësisht që para luftës kishte 14 miliard dollarë, dhe nga fillimi i saj i ka humbur katër, ai praktikisht ka ngelur pa para.
Pavarësisht fuqisë së tij, ai nuk ia doli që ta shpëtonte psurinë e tij nga ngrirja e aseteve, për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë pushtuese në Ukrainë.
Nuk e ndihmuan as lidhjet e tij të shumta të biznesit dhe të përtej tij. “Asnjë nga këto nuk e ndihmoi atë të shmangte fatin e disa kolegëve manjatë rusë. As vitet e tij të rrjetëzimit në SHBA dhe Evropë. Më 28 shkurt, avokati i tij e tërhoqi atë nga një takim me lajmin se Bashkimi Evropian e kishte sanksionuar atë dhe partnerin e tij të hershëm të biznesit, Petr Aven, i cili drejtonte Alfa-Bank, banka më e madhe private ruse dhe një pjesë kyçe e Alfa-s së Fridman-it”, shkruan gazeta amerikan Bloomberg.
Menjëherë pas këtij lajmi, avokati kishte vijuar t’ia shpjegonte pasojat e sanksioneve Fridmanit. “Avokati filloi të trondiste se çfarë do të thoshte: ndalime udhëtimesh, llogari të ngrira. Fridman mezi i regjistronte fjalët. “Isha në shok,” më thotë ai. “Unë pothuajse nuk e kuptoja se çfarë po thoshte”.”
Ai tashmë pret lejimin e një ‘ndihme’ nga Britania e Madhe në vlerë të 2.5 mijë funtave, të rreth 3 mijë eurove në muaj!