Lufta Ukrainë-Rusi, eksperti i sigurisë: Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi tre vendet më të rrezikuara në Rajon

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi Leka këtë të premte ka qenë i ftuar në ABC Live ku ka folur në lidhje me rrezikun që mund ti kanoset rajonit për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Leka ndër të tjera thekson se Putin me dështimin e komunikimit të dy ministrave të Jashtëm një ditë më parë në Antalia e ka rritur më shumë zemërimin e tij.

Ndër të tjera ai thekson se nga i gjithë ky tension më të rrezikuara në rajon janë Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi.

“Nervozizmi i Putinit tregon se do të shkarkojë disa gjeneralë dhe në dështimin e fundit të takimit të dy ministrave të Jashtëm në Turqi mendoj se kjo situatë do të vijojë akoma dhe është për inkurajim qëndresa e ushtarëve të Ukrainës.

Ai po shfrytëzon aleancën me Bjellorusinë për të sulmuar Ukrainën por do të përdorë dhe separistët e tjerë, por dhe rajoni i Ballkanit Kosova, Bosnja por edhe Mali i Zi janë të rrezikuara nga aleati i tij Serbia Një situatë e tillë është më shumë kërcënim për Bosnjën nga Republika Srpska. Situata vijon të jetë e tensionuar pas kërkesës së liderit kosovar për anëtarësimin në NATO dhe menjëherë filluan që të rrjedhin informacione në lidhje me kërkesën e Serbisë që diplomatët të kenë një aktivitet më të shtuar.

Sfida e Kosovës është dhe njohja e saj nga tre vende që janë në NATO”, ka thënë ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komisioni Komunal për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Story i radhës

Përshkallzohet protesta në Korçë, Edmond Spaho përplaset me policinë

Të fundit nga