Kaluan 6 muaj nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë. Lufta që filloi më 24 shkurt vazhdon me një dinamikë ndryshe. Fundi i luftës, nuk po e shikon akoma fundin e tunelit. Edhe gjykimi i kohës në drejtim të luftës ndryshon sipas këndvështrimit. Kur gjykohet për Ukrainën kjo luftë tashmë është një problem i vazhdimit të ekzistencës ose jo. Cdo sekondë është e rëndësishme. Vendi që siguroi pavarësinë në vitin 1991 nga viti 2014 e deri tani po hunbet territore. Vendi po humbet tërësinë territorial. Për këtë arsye përfundimi në një forme sa më të shpejtë i luftës është më rëndësi të madhe. Sa më pak të vazhdojë lufta aq më pak do të humbas edhe territore.
Kur shikohet nga fronti i Rusisë, Moska po vazhdon të mbrojë pjesë pjesë në objektivat e saj qoftë edhe me hapa të ngadaltë. Mbas aneksimit te Krimesë së vitit 2014, në saje të “Operacionit special” që filloi më 24 Shkurt 2022 Federata Ruse, ka hedhur në dorë 125 mijë km2 në Ukrainë. Pra kontrollon 20 % të vëndit.
Ukraina për të mbrojtur tërësinë tërritoriale ka shumë të nevojëshme municionet e fuqishme. Mbas pushtimit të Krimesë nga Rusia Nato dhe vendet parësore të saj ringritën plotësusht ushtrinë e Ukrainës. Forcat speciale, oficerat e shtabit dhe nën oficerët kaluan të gjithë në përgatitjet dhe stërvitjet e nevojëshme. Për këtë arsye nuk ishte ndonjë suprizë për NATO-n rezizistenca që treguan ushtarakaët e Ukrainës. Por për sigurimin e përparësisë Ukrinës dhe të paktën të mos humbasë më hapsira territoriale i nevijiten armatime dhe municione. Por gjatë muajit Korrik aleatët e NATO-s i dërguan Ukrainës municione me shifra shumë të kufizuara.
Sipas deklaratës së Pentagonit, Uashingtoni, nga fillimi i luftës e deri mëtani ka porositur material ushtarake Kievit në vlerën 13 miliardë dollar. Një pjesë e armëve që pritet të dërgohen janë akoma në prodhim. NATO ve aleatët e saj diskutojnë se kanë ardhor në kufijte e rezervave strategjike te armatimeve dhe municioneve të tyre.
Me fjalë të tjera Amerika dhe aleatët e saj mbas kësaj dhënia e armatimeve nga rezervat e tyre strategjike, mund të cojë në rrezik sigurite e tyre kombëtare. Për këtë arsye transportimi i armëvë që do të prodhohen për Ukrainën nga vendet e NATO-s janë në vartësi të periudhave të prodhimit. Edhe rezervat e vendeve te Bashkimit Europian janë të kufizuara. Për më tepër së bashku me përfundimin e Luftës së Ftohtë duke u fuqizuar paqja nuk u bënë investime të tepëërta në industrinë ushtarake. Mundësitë dhe aftësitë ushtarake u mbajtën të kufizuara.
Kur Ukraina është në kërkesat e armatimit dhe municioneve, Rusia është në kërkim të ushtarëve që do të luftojnë. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin për arsye se nuk ishte luftë zyrtare Ukrainës nuk po mund të shpall gjëndje të jashtëzakonëshme. Rusia i dërgoi shumicën e ushtarëve që do të mund të dërgonte në frontin e Ukrainës nga rajonet autonome në vartësi të Federatës. Por numuri i atyre që duan të luftojnë në frontin e Ukrainës është shumë i kufizuar.
Putini që punon të fuqizojë frontin e Donteskut duke lënë të lirë të burgosurit e vjetër akoma nuk ka mbritur në forcat tokësorë që dëshiron. Për më tepër shumicës që dërgon në frontin e Ukrainës nuk u jep statusin e ushtarakut. Për këtë arsye familjeve që mund tu humbasin jetën në front nuk u jepet asnjë mbështetje jetësore. Për arsye se nuk kanë statusin e ushtarakut qytetarët Rusë që do të luftojnë edhe me jetën do ti kenë shumë të kufizuara pagesat dhe të drejtat e pensionit.
Putini firmosi udhëzuesin që sqaron programin e rekrutimit të ushtarëve të rinjë. Urdhëri që që parashikon pjesëmarrjen e 123 mijë ushtarëve per vitin 2023 hyri në zbatim me urgjencë. Putin, humbi shumë ushtarë në frontin e Ukrainës dhe përsëri vazhdon humbjet. Morali ne formacionet ushtarake nuk duket shumë i mirë. Ukraina që është në pritje të periudhës së prodhimit të armatimeve nga vendet perndimore, përfiton nga koha që Rusia po përdor për përgatitjen dhe stervitjen e ushtarëve të rinjë. .
Fundi i luftës nuk po duket akoma. Parashikimi i specialistëvë se lufta mund të përfundonte në Shtator tani nuk duket i logjikshëm. Paqartësit po vazhdojnë të rriten cdo ditë që po kalon.