Gara për titull në Serie-A është hapur më shumë se kurrë më parë me Milanin, Interin dhe Napolin të ndarë me vetëm dy pikë, derisa zikaltërit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Pas rezultateve të kësaj fundjave, Milani është në krye të tabelës me 68 pikë, i ndjekur nga Interi dhe Napoli me nga 66 pikë.
Megjithatë, derisa Milani dhe Napoli kanë luajtur 32 xhiro, Interi duhet të përballet me Bologna në një ndeshje të riplanifikuar që është caktuar të zhvillohet më 27 Prill.
Vlen gjithashtu të theksohet se Interi dhe Milani do të ndeshen ballë për ballë më 19 prill në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pasi ndeshja e parë përfundoi 0-0.
Rrjedhimisht, njëra nga këto dy skuadra do të përballet me Juventusin ose Fiorentinën në finalen e Kupës së Italisë më 11 maj cila është mes javës së 36 dhe 37 në Serie A.
Më poshtë janë rivalët e secilën prej këtyre tre skuadrave deri në përfundim të sezonit:
Milani që ka 68 pikë do të përballet me Genovan, Lazion, Fiorentinën, Veronën, Atalantën dhe Sassuolon
Interi me 66 pikë momentalisht do të ballafaqohet me Spezian, Romën, Bolonjën, Udinesen, Empolin Cagliarin dhe Sampdorian.
Kurse Napoli me 66 pikë do të ballafaqohet me Romën, Empolin, Sassuolon, Torinon, Genovan dhe Spezian.