Lufta, paralajmëron Borrell: Duhet të jemi vigjilentë për impaktin e krizës në Ballkan

February 27, 2022
1 minut lexim

schedule21:18 – 27 Shkurt, 2022

Nga Erisa Zykaj

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka shprehur hapur shqetësimin e Bashkimit Europian për rrjedhojat e krizës së agresionit rus në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor.

Borrell është shprehur gjatë konferencës përmbyllëse për shtyp në Bruksel në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, se BE-ja i frikësohet impaktit në Ballkanin Perëndimor që mund të ketë agresioni rus në Ukrainë.

Borrell është shprehur se BE-ja frikësohet se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë. “Influenca e Rusisë mund të ketë rrjedhoja në vendet si Moldavia dhe Gjeorgjia dhe mund të ketë impakt në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për rrjedhjen e ngjarjeve atje. Do të kryej një vizitë në Moldavi, siç kreva në Ukrainë. Dhe ne duhet të jemi vigjilentë për impaktin e krizës në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim qëndrimet e vendeve kandidate nëse ato e njehsojnë qëndrimin e tyre me politikën e jashtme të Bashkimin Europian”, është shprehur Borrel.

/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish kryeministri Zaev dënoi agresionin rus

Story i radhës

​McCarthy tregon arsyet pse Putin ngriti statusin e gatishmërisë për forcat bërthamore

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë