Lufta në Ukrainë mund të shkaktojë krizën më të madhe të refugjatëve në këtë shekull

March 19, 2022
min lexim

Mes sulmeve me raketa dhe bombardimeve pas agresionit rus, më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, që nga 16 marsi.

Me këtë ritëm, paralajmërojnë zyrtarët nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët, eksodi mund të kapërcejë krizën siriane të vitit 2015.

Numri i refugjatëve, sipas ekspertëve, pritet të jetë më i lartë, për shkak të vonesave në raportimin e numrave nga disa vende.

Rreth 60% e refugjatëve ukrainas, ose mbi 2 milionë, kanë shkuar në Poloni. Të tjerët në Hungari, Moldavi, Rumani dhe Bjellorusi.

Sipas OKB-së, mumri i personave të zhvendosur ka të ngjarë të vazhdojë të rritet nga 100 deri në në 200 mijë në ditë. Konflikti i armatosur në Ukrainë fillimisht nisi në vitin 2014, në rajonet pro ruse.

“Unë mendoj se duhet theksuar që ukrainasit kanë jetuar me këtë luftë për tetë vjet. Pra, ata nuk po i përgjigjen një surprize për momentin. Ata e kanë menduar këtë. Ata kanë jetuar sigurisht me një nivel të ulët kërcënimi për tetë vjet”, thotë Emily Channell, nga Universiteti i Harvardit.

Largimi i njerëzve nga Ukraina për shkak të luftës është bërë kriza më e shpejtë e migracionit në Evropë, në dekada.

Eksodi i ukrainasve është gati dyfishi i numrit të refugjatëve të regjistruar nga Kombet e Bashkuara, gjatë 11 ditëve të para të Luftës së Kosovës.

Rreth 600 mijë banorë të Kosovës u bënë refugjatë, dhe 400 mijë të tjerë u zhvendosën brenda vendit deri në fund të prillit të vitit 1999.

UNHCR thotë se deri në 6.5 milionë njerëz mund të largohen përfundimisht nga Ukraina.

Ata që kanë mundur të largohen në vendet fqinje kanë marrë përkujdesje për nevojat e tyre kritike. Por ka shqetësime për njerëzit me aftësi të kufizuara që nuk mund të largohen.

“Njerëzit me mundësi të mira ekonomike do të jenë ata që do të jenë në gjendje të dalin së shpejti nga kjo krizë dhe njerëzit më të varfër do të jenë ata që do të mbeten pas. Pra, kjo krizë është gjithashtu diçka për të menduar kur flasim për ndihma humanitare dhe ndihma për refugjatët. Shumë njerëz do të jenë gjithashtu të moshuar dhe me aftësi të kufizuara; njerëz të tjerë me fëmijë që mund të mos jenë në gjendje të lëvizin shumë lehtë”, thotë Emily Channell, nga Universiteti i Harvardit.

Ekspertët e migracionit pranojnë se shifrat e fundit të refugjatëve i ngjasojnë krizave të mëparshme të migracionit në Evropë, për shembull 12 milionë gjermanë u zhvendosën në të gjithë Evropën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ose kriza e vitit 2015 në të cilën më shumë se 2 milionë njerëz mbërritën në shumë vende të BE-së, duke mposhtur sistemet e azilit dhe imigracionit.

Ekspertët e migracionit thonë se mund të përfitojnë nga mësimet e nxjerra.

“Në Suedi apo Gjermani, për shembull po shohim që protokollet e vitit 2015 janë riaktivizuar për të përballuar fluksin e refugjatëve. Pra, ne mund të përfitojmë nga mësimet e nxjerra nga protokollet dhe strategjitë që kishim në atë kohë dhe t’i përshtatim ato me nevojat aktuale”, thotë Jasmijn Slootjes, nga Instituti i Politikave të Migracionit.

Dhe në një lëvizje të paprecedentë, Bashkimi Evropian pranoi të aktivizojë “Direktivën e Mbrojtjes së Përkohshme”.

Kjo do të thotë se refugjatëve nga Ukraina u është dhënë leja për qëndrim të përkohshëm në Bashkimin Evropian për të paktën një vit, me mundësinë e zgjatjes për dy vjet të tjera.

“Ne mund të shohim se nëse situata përshkallëzohet, ata mund të ndjejnë nevojën për të aplikuar për mbrojtje. Dhe gjithashtu ishte shumë e rëndësishme që Bashkimi Europian të tregonte mbështetje ndaj Ukrainës dhe ta bënte këtë shumë shpejt”, thotë Esther Pozo-Vera. nga Instituti i Politikave të Migracionit./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kot polici arreston, kur prokurori i liron!

Story i radhës

Ellen DeGeneres dhuron shumat marramendëse për punonjësit!

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë