Kot polici arreston, kur prokurori i liron!

Aksionet e fundit të policisë në raste të ndryshme për të arrestuar ata që kanë përfituar kundërligjshëm si në rastin “Brezovica” ashtu edhe në rastin e fundit të “Hib petrol” dëshmojnë për vendosmërinë e qeverisë së re për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që nuk meritojnë të jenë të lirë. Këto aksione nga disa janë parë si vendosmëri e qeverisë për të vënë zbatim premtimin “hajnat në burg”, nga kundërshtarët është parë si populizëm.

Secila palë ka të drejtën të saj për të interpretuar siç dëshiron këto aksione, e të cilat në esencë kanë të vërtetën; nuk e bëjnë më gjumin e qetë si dikur ata që kanë shkelur ligjin. Këto aksione janë për t’u përshëndetur, shoh një defekt të madh në gjithë këtë mes, mungesa e shkundjes së drejtësisë. Pa u shkund drejtësia nga prokurorë të afërt me politikën, me vendimet e tyre pastaj sikur ia janë kanë shpërblyer politikanëve të caktuar, vështirë të besohet se gjithë të arrestuarit do të marrin dënimin e merituar. Kemi shembuj të ndryshme, rasti “ Pronto”, askush nuk u dënua përkundër dëshmive të gjalla, shpërfaq fytyrën e vërtetë të këtij sistemi të kalbur. Fillimisht duhet që të bëhen reformat të thella në drejtësia, arresto sa të duash natën, të gjitha bien në ujë me prokurorët që i lirojnë në mëngjes.

Më pak fjalë, pa u ndërtuar baza e fortë arrestimet në fund mbesin vetëm spektakël, pavarësisht vullnetit të organeve të shtetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Përveç dënimit moral të qytetarëve, të arrestuarit, ndonëse është sekret publikë se pasurinë nuk e kanë fituar në mënyrë të ndershme, përligjen me lirimin nga prokuroria. në këtë kuptim, këta njerëz që arrestohen, dalin të pafajshëm, kërkojnë dëmshpërblim, kthehen në vendet e tyre të punës, në fund të fundit prapë se prapë janë qytetarët ata që nga taksat tyre paguajnë dëmshpërblimet për këta njerëz, e të gjitha këto sepse atje është prokurori i afërte me politikën.

Pa u shkund mirë dhe rrënjësisht sistemin i drejtësisë duke filluar nga prokurorë të cilëve duhet hetuar pasuria, arrestimet prodhojnë vetëm spektakël, për të cilat s`kemi nevojë për shoqëri. Baza e shtetit është drejtësia, të gjitha gjërat rregullohen aty ku ligji është mbi të gjitha, mungesa e një gjëje të tillë ka prodhuar shumë padrejtësi, me njërën ndër arsyet kryesore që qytetarët kanë lëshuar vendin.

Po ashtu, mungesa e drejtësisë ka stagnuar edhe liberalizimin e vizave, më tepër se kaq ka prodhuar edhe Gjykatën Speciale. Askush nuk investon në një shtet ku ligji nuk funksionin për të gjithë njësoj, asnjë investitor serioz nuk është në vendin tonë pikërisht nga kjo gjë, kështu që qeveria Kurti, nëse synon që shteti të ecë përpara e para gjë duhet të jetë drejtësia. Të bëhet reformë e thellë në drejtësi bashkë me SHBA, vetëm atëherë e di sigurt se aksionet s`do të mbesin në memorien tonë vetëm skena ekzaltuese që shuhen shpejt, por vendosmëri e fortë për të vendosur para ligjit këdo që shkel ligjin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

6 NFT Use Cases That Will (Probably) Remain After the Hype Dies Down

Story i radhës

Lufta në Ukrainë mund të shkaktojë krizën më të madhe të refugjatëve në këtë shekull

Të fundit nga