Lufta në Ukrainë dhe kalkulimet e gabuara të rusofilëve shqiptarë për fitoren e “sigurt” të Rusisë..!?

min lexim

Që në fillim duhet theksuar faktin, se edhe pas 33 viteve nga rënia e Murit të Berlinit (1989) në Shqipëri dhe Kosovë akoma paska një numër jo i vogël i rusofilëve, alias miq të Putinit dhe ithtarë të Marksizëm-leninizmit, komunizmit dhe socializmit rus, të cilët qëkur filloi agresioni rus në Ukrainë, herë hapur, herë në mënyrë konspirative, nuk lanë rast pa e lavdëruar “revolucionin” e ri rus, duke i shfaqur dëshirat e tyre për fitoren sa më të shpejtë të forcave (kriminale) ruse në “de-nazifikimin” e Ukrainës..!?

Kjo nostalgji e tyre për komunizmin si dhe dëshira për suksesin e Putinit në luftë kundër popullit “vëlla” në Ukrainë, çdo ditë shpërfaqej hapur në mediat e shkruara, vizive dhe në rrjetet sociale, me theks të veçantë, dhe gjithnjë sipas tyre, se në Ukrainë po ndodhë fitorja e të mirës, pra e socializmit komunist rus, mbi të keqen, mbi imperializmin amerikan, dhe se bota perëndimore në krye me SHBA-të, Anglinë, Francën dhe Gjermaninë, etj., gjenden para një katrahure dhe dekadence të rënd morale, politike dhe ekonomike, dhe se kjo botë shumë shpejtë do përfundon në humnerë për shkak se, gjoja kulturat, vlerat njerëzore, humane dhe civilizuese të popujve të Evropës perëndimore dhe SHBA-ve na qenkan konsumuar në tërësi, dhe se popujt perëndimorë nuk kanë se çfarë t’i ofrojnë më njerëzimit..!?

Ngase, në të kundërtën, gjithnjë sipas rusofilëve shqiptarë, është Rusia e vetmja forcë morale në botë, ajo e cila do ta përmbysë kapitalizmin dhe njerëzimin do ta shpëtojnë prapë nga degjenerimi moral perëndimorë dhe luftërat shkatërruese të imperializmit amerikano-anglez nëpër botë, duke qenë të bindur po ashtu se vetëm doktrina komuniste-socialiste ruse, është ajo e cila pas dështimit të sistemit kapitalist në botën perëndimore, Rusia socialiste (lexo: diktatoriale) dhe Putini janë ata që do t’i ofrojnë zgjidhje të përhershme dhe fatlume gjithë njerëzimit, duke ndërtuar një sistem dhe rend të ri botëror sipas ideologjisë socialiste ruse, e cila një ditë jo shumë të largët do ta mbisundojë dhe shpëtojë gjithë botën nga imperializmi, degjenerimi, etj.

Mbase, Rusia do t’i sjellë edhe shumë të mira tjera botës, duke iu bashkangjitur kështu politikës serbe të A. Vuçiqit ndaj nënës Rusi dhe Putinit në përkrahje të agresionit rus në Ukrainë, madje disa shtete edhe pranë vendosjes së sanksioneve formale ndaj saj, por duke e harruar faktin kryesorë se Komunizmi rus ua ka marrë jetën të paktën 65 milionë njerëzve sipas studimeve të demografëve botëror..!?

Me këtë rast dua t’iu them hapur ruso-serbofilëve shqiptarë, faktin, se është pikërisht hegjemonizmi, fashizmi, satanizmi kishtarë, ideologjia ruso-sllavo-komuniste dhe socialiste-staliniste-putiniste, ajo e cila ka dështuar keq me 1990 me zhbërjen e BRSS-së dhe ideologjisë së saj kriminale cariste, duke i dhënë shans përgjithmonë fitores së demokracisë, lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut në botë.

Po ashtu, dua t’ua përkujtoj faktin e pamohueshëm historik, se ishte dhe ende është Rusia cariste, komuniste-staliniste dhe rusomadhe me të gjitha të këqijat e saj, ajo e cila më së shumti e ka dëmtuar kombin shqiptar gjatë gjithë historisë tonë kombëtare, sidomos që nga koha e Josip Stalinit (1878 – 1952) e deri me 1989/91 përmes Serbisë, kur në Kosovë u formua partia e parë pluraliste, LDK-ja dhe kur në Shqipëri ra komunizmi enverist dhe fitoi demokracia me formimin e Partisë Demokratike (PD).

Ata të cilët nuk e njohin historinë e dëmeve që Rusia ia ka bërë kombit shqiptar në Ballkan, por edhe serbo-rusofilët shqiptarë të cilët sot e kësaj dite besojnë në “vlerat” e komunizmit ruso-sllavo-ortodoks, le t’i kthehen edhe njëherë fakteve historike që ta mësojnë të vërtetën e “dashurisë” së tyre ndaj “nënës Rusi”, e cila, posikur të mos ishin disa miq të kombit shqiptar (amerikanët dhe turqit), shqiptarët dhe Shqipërinë me të gjitha territoret e tyre në Ballkan, hegjemonia ruso-serbe do t’i kishte zhbërë nga faqja e dheut, duke i hedhur gjithë shqiptarët në detin Jon dhe Adriatik, etj. !?

Ndërsa, sa i përket fundit të luftës dhe epilogut të agresionit rus mbi Ukrainën, më së miri flasin faktet dhe ngjarjet në frontet e luftës, ku për shtatë muaj luftë dhe krime kundër njerëzimit, Rusia ende nuk e ka fituar luftën ndaj Ukrainës, ndonëse në fillim Moska zyrtare pati deklaruar para botës, se Ukrainën do pushtojmë për 48 orë, gjë që sipas gjitha analizave nga ekspertë botërorë të luftës, të gjitha gjasat janë që Rusia në krye me V. Putinin, do ta humbin luftën me dëme katastrofale për Rusinë..!?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Milaim Zeka tregon se si shefat i kanë “ngacmuar” gruan e tij: Këta faqezi që mburren…

Story i radhës

​Ministrat e BE-së takohen sërish për çmimet e larta të energjisë

Të fundit nga