Analisti Artur Meçollari, foli në lidhje me stërvitjen ushtarake që do të zhvillohet nga NATO.
I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se është një stërvitje që synon të testojë kapacitetet e NATO-së ndaj një sulmi të mundshëm kundër një vendi anëtari të NATO-së.
Gjithashtu ai nënvizoi se stërvitja ka dhe objektiva politike.
“Stërvitja ka një objektiv të qartë. Nga pikëpamja ushtarake stërvitja që zhvillohet në vitin tjetër është e qartë. Ajo është një stërvitje që synon të testojë kapacitetet e NATO-së ndaj një sulmi të mundshëm kundër një vendi anëtari të NATO-së. Nga pikëpamja ushtarake teston kapacitetin, ndërveprimet detare, ujore, shikon mundësinë se cila është nevoja për rritjen e kapaciteteve.
Burimi: GAZETA.MK