Lufta në Ukrainë/ 37 vende me deklaratë të përbashkët: Rusia dhe Bjellorusia nuk duhet të lejohen të organizojnë asnjë ngjarje sportive

March 8, 2022
1 minut lexim

37 vende kanë deklaruar se Rusia dhe Bjellorusia “nuk duhet të lejohen të presin” asnjë ngjarje sportive ndërkombëtare.

Tridhjetë e shtatë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, përmes një deklarate të përbashkët bënë të ditur se Rusia dhe Bjellorusia “nuk duhet të lejohen të organizojnë, të garojnë apo të marrin pjesë në ngjarje sportive ndërkombëtare” si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

“Lufta e zgjedhur e paprovokuar dhe e pajustifikueshme e Rusisë kundër Ukrainës, e mundësuar nga qeveria bjelloruse, është e neveritshme dhe një shkelje flagrante e detyrimeve të saj ndërkombëtare. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe marrëdhëniet paqësore midis kombeve përbëjnë themelin e sportit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e përbashkët, për të cilën “u ra dakord nga ministrat e sportit ose ekuivalentët e tyre”.

Në deklaratë shpjegohet gjithashtu se “atletët individualë të përzgjedhur nga Rusia dhe Bjellorusia, administratorët dhe ekipet që përfaqësojnë shtetin rus ose bjellorus duhet të ndalohen të konkurrojnë në vende të tjera, duke përfshirë ata që përfaqësojnë organe, qytete ose marka që përfaqësojnë në mënyrë efektive Rusinë ose Bjellorusinë, si p.sh. klubet e mëdha të futbollit” dhe “kudo që është e mundur të ndërmerren veprimet e duhura për të kufizuar sponsorizimin dhe mbështetjen tjetër financiare nga subjektet me lidhje me shtetet ruse ose bjelloruse”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fifi dhe Donaldi bëhen bashkë, surpriza që po sjellin për publikun

Story i radhës

Dy përbërësit që çdo marrëdhënie i ka të nevojshëm për të qëndruar e ekuilibruar

Të fundit nga

ShkoLartë