lufta me zjarret ne shqiperi rama premton nje page ekstra per trupat e ministrise se mbrojtjes 6a67b6b2bfea7

Lufta me zjarret në Shqipëri, Rama premton një pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes

July 27, 2026
1 minut lexim

Këtë vit Shqipëri nuk është vënë përballë situatave të papërballueshme me zjarret, ndryshe nga një vit më parë, i cili ka qenë sfidues.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë është shprehur se kalimi i qetë i korrikut nuk e ka ndalur këtë Ministri t’u tregojë “prangat” të gjithë atyre që ndezin zjarre në mënyrë të qëllimshme.

Në takimin me trupat e emergjencave civile, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lajmëroi se flotës shqiptare do t’i shtohen edhe avionë zjarrfikës, por jo tani, pasi pritet që të mbërrijnë në fund të vitit.

Ndërsa i kishte sugjeruar Këshillit të Ministrave që të gjithë personat e angazhuar në operacionet për përballimin e zjarreve të shpërblehen me një pagë ekstra, Rama solli në vëmendje edhe situatën me të cilën po përballen Franca dhe Spanja nga zjarret.

Për këtë arsye, ai kërkoi gatishmëri nga të gjitha autoritetet, në mënyrë që vendi të mos gjendet në situata të paparashikueshme./

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jeta xharra akuzon perparin ramen per hakmarrje ndaj reporting house 6a67b639da5c1
Lajmi i mëparshëm

Jeta Xharra akuzon Përparin Ramën për hakmarrje ndaj Reporting House

ukraina do humbe territore presidenti i rusise tenton percarjen u takojne rumanise hungarise e polonise 6a67b713045eb
Lajmi i radhës

“Ukraina do humbë territore”/ Presidenti i Rusisë tenton përçarjen: U takojnë Rumanisë, Hungarisë e Polonisë

Të fundit nga

Soni Malaj shkëlqen gjatë një performance

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në skenë, ku u shfaq plot energji dhe elegancë. E veshur me një kostum të kuruar deri
ShkoLartë