jeta xharra akuzon perparin ramen per hakmarrje ndaj reporting house 6a67b639da5c1

Jeta Xharra akuzon Përparin Ramën për hakmarrje ndaj Reporting House

July 27, 2026
min lexim

Drejtoresha e Kallxo.com, Jeta Xharra, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke e akuzuar se po hakmerret ndaj muzeut “Reporting House” për shkak të raportimeve kritike të Kallxo.com, përfshirë 13 artikujt e “Krypometrit” mbi profilin “Lule Gjeli”.

Xharra thotë se njoftimi i Komunës për hapësirat e muzeut nuk përmend raportimet apo “Lule Gjelin”, por arsyetohet me vonesa në realizimin e projektit.

Ajo vlerëson se Reporting House ka rëndësi të madhe edukative dhe nuk duhet të penalizohet për çështje që nuk lidhen me funksionimin e tij.

Reagimi i plotë:

Perparim Rama ka vendos me na u hakmarr për shkak se kemi publiku 13 Krypometra, pra 13 artikuj, që tregojnë që faqja Lule Gjeli rren.

Ky reagim i Ramës vjen pas një diskutimi të butë që e kemi pas të premten per kritikat qe ai i ka per nje raportim te Kallxo.com për përmbytjen nga shiu të rruges Agim Ramadani https://ëëë.facebook.com/share/v/1EUZULUuNL/?mibextid=ëëXIfr.

Normalisht, në njoftimin qe sot e kemi pranuar nga Drejtoria e Pronës nuk përmenden fare as Lule Gjeli, e as këto kritika për raportimin e Kallxo por thuhet që projekti nuk është përfunduar sipas dinamikës. Investimet në hapësirat në Grand janë kry pjesërisht me shumë peripeci.

Vazhdoj me mendu që Prishtinës i duhet muzeu Reporting House të cilin e kanë vizituar mbi 23000 vizitorë e gjysma e tyre janë nxënës të shkollave fillore e të mesme nga gjithë Kosova. Programi edukativ që zhvillohet në këtë muze po e përmbush një boshllëk që e kanë lënë institucionet tona në rrëfimin e historisë së rezistencës paqësore dhe të armatosur.

Askund kjo histori nuk tregohet me orë të tëra të xhirimeve, foto e punime arti siç është kuruar historia e Kosovës në “Reporting House”.

Nuk ka logjikë me u penalizu ky muze që i ka shërby të gjithë qytetarëve, vendor e të huaj, për të kuptu ma thellë historinë tonë, për arsye komplet tjera që nuk lidhen me muze. Kjo sa i përket Shtëpisë së Gazetarëve/Reporting House.

E lidhur me Lule Gjielin, kryetari Rama është mirë me i prit autoritetet deri në fund për me sqaru kush është ky person dhe kush e ka luftuar më së shumti Lule Gjelin.

Ne nuk e kemi mohu asnjëherë qe në Kallxo në 2020 është botu një autor me pseudonimin Lule Gjelin dhe arsyeja pse ai është botu me pseudonim është shumë normale, personi na ka bind që do ta humbiste vendin e punës nëse botohej artikull me emrin e vërtetë.

Por, në momentin që ky profil nisi me publikimin e rrenave, ne jemi të parët qe e kemi denoncu dhe si pasojë e këtyre denoncimeve ne jemi sulmu në vazhdimësi me lajmet e rreme nga ky profil. Nuk mund të penalizohet muzeu në 2026, për një artikull (pa asnjë rrenë) që është botuar në 2020 në Kallxo.com.

Fakti që ne e kemi nis luftën kundër Lule Gjelit dhe Lule Gjelave të tjerë në momentin kur kanë fillu me rrejt, nuk mund të jetë arsye për të marrë vendime arbtirare për muzeun që na përfaqëson të gjithëve dhe në të cilën kemi punuar ne, Komuna e Prishtinës, BBC dhe shumë partnerë tjerë që na kanë ndihmuar të krijojmë këtë vlerë të shtuar jo vetëm për kryeqytetin por për gjithë Kosovësn që sot po përdoret si mjet edukativ për gjenerata të reja dhe vizitorë të huaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per italine korridori 8 eshte nje arterie strategjike maqedonia eshte hallka me e rendesishme por edhe me e dobet 6a679fb11066a
Lajmi i mëparshëm

Për Italinë, Korridori 8 është një arterie strategjike: Maqedonia është hallka më e rëndësishme, por edhe më e dobët

lufta me zjarret ne shqiperi rama premton nje page ekstra per trupat e ministrise se mbrojtjes 6a67b6b2bfea7
Lajmi i radhës

Lufta me zjarret në Shqipëri, Rama premton një pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes

Të fundit nga

Soni Malaj shkëlqen gjatë një performance

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në skenë, ku u shfaq plot energji dhe elegancë. E veshur me një kostum të kuruar deri
ShkoLartë