lufta me flaket ministria e mbrojtjes 20 vatra zjarri ne 24 ore 727 forca angazhohen ne terren per shuarjen e tyre 6a71b61642cdc

Lufta me flakët, Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra zjarri në 24 orë, 727 forca angazhohen në terren për shuarjen e tyre

August 4, 2026
1 minut lexim

727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.

Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar 128 efektivë të Forcave të Armatosura, dy automjete zjarrfikëse, një autoambulancë mjekësore dhe tre helikopterë të Forcës Ajrore.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë efektivët e angazhuar në luftën kundër zjarreve, duke vlerësuar sakrificën dhe përkushtimin e tyre në terren.

“Janë pikërisht këta njerëz të sakrificës dhe me uniformë që zgjedhin të ecin drejt rrezikut për ta eliminuar atë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, ekipet e emergjencave kanë qenë të angazhuara që prej fillimit të sezonit veror për të përballuar situatat e krijuara nga zjarret dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, komunitetet dhe pasuritë natyrore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet egzon reshani i kerkuar per tentim vrasje e fajde 6a71b5ad26d0e
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet Egzon Reshani, i kërkuar për tentim vrasje e fajde

influencerja u vra gjate transmetimit live arrestohet anetari i kartelit meksikan 6a71b67ab95ac
Lajmi i radhës

​Influencerja u vra gjatë transmetimit live, arrestohet anëtari i kartelit meksikan

Të fundit nga

ISHP: Të respektohen masat për mbrojtje nga vapat

Për shkak të temperaturave të paralajmëruara të larta deri më 7 gusht, Instituti për shëndet publik (ISHP) u apelon qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga vala e të nxehtit, posaçërisht në
ShkoLartë