Lufta lind spiunë

min lexim

Nga një raport i ri nga Agjencia suedeze e Kërkimeve të Mbrojtjes. FOI, bëhet me dije se spiunazhi kundër Suedisë do të rritet. Sipas autoriteteve, Rusia është kërcënimi më i madh. Inteligjenca e këtij shteti skandinav SAPO ka parë gjithashtu se si vendet veprojnë “në mënyrë gjithnjë e më agresive” kundër Suedisë.

Agjencia Suedeze e Kërkimeve të Mbrojtjes (FOI) po paralajmëron tani për rritjen e aktiviteteve të inteligjencës nga fuqitë e huaja në zonën e BE-së, si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

“Lufta lind spiunë”, shkruan FOI në një raport të ri për kërcënimin ndaj Evropës, shkruan Aftonbladet. Në raport, FOI thekson se spiunazhi kundër Suedisë do të rritet. Studimi arrin në përfundimin se shumica e spiunëve gjenden në Evropën veriore dhe në Baltik, që do të thotë se Suedia është në një vendndodhje gjeografike të cenueshme.

SÄPO vlerëson se një e treta e personelit në ambasadat ruse janë zakonisht oficerë të inteligjencës. Kjo do të thotë se 10-15 persona në ambasadën ruse në Stokholm i takojnë kësaj kategorie spiunazhi, thotë studiuesi i FOI Michael Jonsson për gazetën Aftonbladet.

Të gjitha këto aktivitete janë “përpjekja për të promovuar interesat e tyre”. Komunikuesja e shtypit e policisë së sigurisë, Karin Lutz, shpjegon se për një kohë të gjatë ata kanë parë sesi vendet e tjera sillen “gjithnjë e më shumë në mënyrë agresive” kundër Suedisë.

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha dhe përpiqen të promovojnë interesat e tyre duke imponuar vullnetin e tyre në vende të tjera, përfshirë Suedinë. Ata kryejnë spiunazh, aktivitete të paligjshme të inteligjencës, fushata avokuese dhe sulme kibernetike në mënyra të ndryshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kasami si Zaevi kundër shqiptarëve, dëshiron BDI-në në opozitë

Story i radhës

“Shumica u qëlluan me armë automatike”/ Rreth 1,300 civilë janë gjetur të vdekur në Rajonin e Kievit

Të fundit nga