Lufta imponon përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

May 19, 2022
min lexim

Pavarësisht ndryshimeve premtuese në qeverisje në vendet e Ballkanit Perëndimor, mungojnë ende reformat e thella. Ndërkaq, tensionet politike në rajon po shtohen për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës, si dhe për shkak të pasigurisë së përgjithshme që dominon rajonin në përgjithësi.

A mund t’i shpëtojë Ballkani Perëndimor rrethit vicioz të “stabilitokracisë”, pa sakrifikuar standardet demokratike? Bashkimi Evropian duhet të merret seriozisht me Ballkanin Perëndimor. Nëse ai dëshiron të ketë një rol në sinjalizimin e një rruge shpëtimi për lagjen e saj të afërt, duhet të bëhet një forcë e besueshme.

Për këtë qëllim, Brukseli ka mbrojtur prej kohësh zbatimin e drejtë, të barabartë dhe të zellshëm të parimit të “shkopit dhe karotës”. Në radhë të parë kjo do të thotë se vendet që shënojnë përparim duhet të përfitojnë stimuj. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka qenë e vonuar prej kohësh, ashtu si edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Sfidat ndaj besueshmërisë së BE-së janë të shumëanshme. Lejimi i vende anëtare për të përdorur veton në mënyrë të njëanshme ndaj anëtarësimit të një shteti të vetëm, si në rastin e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, është në fakt shumë i dëmshëm për besueshmërinë e përgjithshme të BE-së.

Nëse unioni nuk i shton përpjekjet për ta ndihmuar Sofjen dhe Shkupin që të kapërcejnë mosmarrëveshjet midis tyre, ai rrezikon të humbasë ndikimin në këtë rajon, që mund të zëvendësohet nga aktorë të tjerë që janë tashmë të pranishëm atje.

E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, e cila i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por vetoja franceze po e pengon ende këtë vend nga qasja e udhëtimit pa viza. Tani që po rishkruhet rregullorja gjeopolitike, duhet të ndërmerren menjëherë veprime të forta.

Por besueshmëria është një rrugë e dyanshme. Përveç stimujve, BE-ja – një union vlerash – duhet të bëhet e besueshme si një entitet që nuk ka frikë ta përdorë “shkopin”, atëherë kur është e nevojshme. Kjo vlen për hapat prapa sa i përket demokracisë dhe mangësitë në sundimit të ligjit, që po shihen në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë.

Brukseli duhet të tregojë gatishmërinë e tij për të përdorur fuqinë, dhe jo vetëm fjalët, për t’i goditur vendet që nuk bashkëpunojnë, pikërisht aty ku u dhemb më shumë, përmes ndihmës financiare. Pasi këto qeveri të jenë të privuara nga fondet e BE-së dhe nga investimet e huaja direkte, ato do të përballen me një zgjedhje të qartë: reforma ose distancim i mëtejshëm nga BE-ja.

Por ndjekja e skemave të “shkopit dhe karotës” janë më e pakta që mund të bëjë BE. Tani që po rishkruhet rregullorja gjeopolitike, duhet të ndërmerren menjëherë veprime të forta përfundimtare. Aktualisht po zhvillohen diskutime rreth të ashtuquajturit pranim i përshpejtuar i Ukrainës në BE.

Prandaj, është e rëndësishme të ritheksohet se kushtet mbeten aty dhe duhet të plotësohen, pavarësisht nga urgjenca politike. Kriteret e Kopenhagës nuk janë vetëm të detyrueshme, por edhe një kusht minimal për atë që duhet të përmbushin kandidatët aspirantë, përpara se të hyjnë në BE.

Sikurse është formuluar nga kapitujt XXIII dhe XXIV të kornizës së negociatave, stabiliteti, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, dhe ekzistenca e një sistemi tregu funksional, janë të përfshira në kriteret e anëtarësimit për çdo vend kandidat.

Ne s’mund të negociojmë mbi këto kritere në ndonjë mënyrë domethënëse, dhe as t’i minimizojmë ato. Sundimi i ligjit nënkupton se duhen respektuar rregullat për të cilat është rënë dakord. Thënë thjesht: ose duhet të respektohet paketa e sundimit të ligjit siç imponohet nga BE, ose vendi që i shkel rregullat të largohet prej tij.

Prandaj përpara se të mund t’i kushtohet një konsideratë serioze procesit të pranimit, duhet të ndërmerren disa reforma të thella në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi duhet të përmirësojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të sigurojë punësimin e bazuar në merita në sektorin publik.

Nga ana tjetër Serbia, duhet të tregojë në praktikë rezultatet e reformave në drejtësi, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe ndërtimin e institucioneve. Bosnja duhet të vazhdojë të punojë për zbatimin e vendimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të siguruar mos-diskriminimin e të gjithë qytetarëve të saj.

Ndërkaq Kosova dhe Shqipëria duhet të dëshmojnë se rezultatet e reformave në gjyqësor, si dhe mbrojtja e pakicave janë zbatuar plotësisht dhe po japin rezultate konkrete. Së fundmi,thelbi është arritja e paqes. Nuk do të ketë një paqe të qëndrueshme nëse

nuk zbatohet Marrëveshja gjithëpërfshirëse e Brukselit e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, e pasuar nga një vëmendje më e qëndrueshme ndaj stabilitetit në Bosnje, vatra e dytë e nxehtë në Ballkanin Perëndimor.

Këto janë vendet më të cënueshme, të cilat mund të jenë shumë të rëndësishme për synimet strategjike evropiane. Prandaj, Bashkimi Evropian duhet të mbështesë të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje afatgjatë, e cila do të avancojë anëtarësimin e këtyre vendeve në union dhe do të vendosë marrëdhënie të plota dypalëshe.

Përveç kësaj, duhet të garantohet funksionimi i duhur i Komisionit Rajonal, i ngarkuar me gjurmimin e fakteve për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë (RECOM). Një program ambicioz dhe i gjerë, do të ishte një lëvizje konkrete përpara për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

Kjo është zilja e alarmit për të cilën ka nevojë BE-ja dhe Ballkani Perëndimor. Mungesa e zbatimit të reformave shfaqet si një justifikim kronik për vonesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Pavarësisht nga të gjitha nismat e ndërmarra, rezultati i dëshiruar mund të vonojë nëse këto vende nuk bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë.

Ndërtimi i shoqërive të forta, të qëndrueshme, me demokraci të fuqishme, me respektimin e të drejtave të njeriut, me qeverisje të mirë, vende pune dhe arsim – gjithçka që BE ka promovuar përmes procesit të vet të zgjerimit – janë detyrat thelbësore për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shënim: Viola von Cramon-Taubadel, është deputete e Parlamentit Evropian.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mësime nga Ballkani: Si mund të bëhet drejtësi për viktimat e krimeve të luftës në Ukrainë

Story i radhës

Scholz: Duhet të tregohemi fair ndaj Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë