Lufta e Koshares, krenaria jonë kombëtare

April 7, 2022
min lexim

9 prill të vitit 1999, do të thotë, 23 vite më parë shqiptaret e Kosovës dhe ata të Shqipërisë që e ndjen veten shqiptarë por jo shteti, shqiptar, provuan marrëveshjen në diversitete. Në këtë ditë provuan të bashkohen duke tejkaluar ideologjitë, bajraktarizmat dhe klikën e rrahagjokseve. Në këtë ditë arritën të kuptojnë njeri tjetri shqip, pa përkthime nga turqishtja, serbishtja apo….

Në këtë ditë vlera kulturore, kombëtare, guximi dhe burrëria shqiptare, morali luftarak dhe patriotizmi, kishin zënë vendin e vet në psikikën e çdo komandanti dhe çdo luftëtari në GO-3. Pikërisht në këtë ditë tejkaluam marrëveshjen e Kretës dhe të gjeneralëve që në Kalimash, deklaroheshin së nuk donin sherr më Serbinë. Në GO-3, ishin tubuar ata që do të jepnin çdo gjë nga vetja e tyre edhe jetën; për të liruar atdheun e vet të shtrenjtë nga robëria e vendosura nga Rusia dhe Serbia.

Të gjithë ishin njerëz të ngritur në pikë pamjen të moralit kombëtar. Ata njihnin historinë e tyre; jo këtë zyrtare por atë origjinalen të ruajtur në arkivin e odave, tregimeve në Kulla dhe këngëve, që nuk kishte arritur ta dëmtonte dhe shtrembëronte propaganda, politika e Rusia, LKJ dhe e PPSH. Ishte shpjegim i çartë i masakrave, anë e këndë trojeve shqiptare. Secili kishte mësuar historinë e falsifikuar serbe, secili kishte arritur ta krahasonte më tregimet e vërteta, origjinale të shkruara apo të pa shkruara dhe të nxirrte të vërteten tonë të dhimbshme. Shumica prej tyre kishte provuar vuajtjet qoftë më familje qoftë drejt për drejt, nga robëria serbo malazeze. Kishin përjetuar masakra, gjenocid, e vrasje masive ndaj një populli të lodhur nga robëria turke dhe turko-serb më vonë SKS dhe Jugosllave.

Shqiptarët kishin provuar ta përballojnë dhe të mbijetojnë duke ruajtur qenien shqiptare. 9 Prill të vitit 1999, në shpirtin e këtij grupi të vogël GO-3, ishin mbledhur të gjitha këto kujtime nga vuajtjet e pa ndërprera që civilizimi në botë nuk i njihte më parë, por para tyre heshti. Vetëm nga viti 1912-1913 ushtria kriminale serbe e udhëhequr dhe përkrahur nga ajo ruse, kishte vrarë e masakruar 120.000 shqiptar shënim (nga autori serb Kosta Novakoviq). Kishte larguar nga tokat e tyre disa miliona, shqiptarë duar thatë dhe të pa organizuar. Ata gjendeshin para forcave ruso-serbe dhe përjetonin tmerre. Ishin të pa armatosur, luftonin grupe të vogla të pa organizuar dhe pa një kokë politike sikur tani që kishim LDK të udhëhequr nga mendjelarti Dr. Ibrahim Rugova, me ekipin e tij intelektual të provuar për mençuri dhe për patriotizëm brez pas brezi. GO-3 ishte i kompletuar më armë konvencionale dhe morale të kombit vet. Në këtë ditë ky grup po provonin shkathtësitë e ty të fituara gjatë stërvitjeve më program të shkurtuar për të përballuar një ushtri që veten e quante; ushtri qiellor.

Ky grup kishte marrë për detyrë që të hiqte integritetin e Jugosllavisë mbi tokat e veta. Kishte marrë për sipër heqjen e kufirit në mes të shqiptarëve për të cilin ishin pajtuar dikur puthadorët shqiptarë me armiqtë tonë. Në këtë ditë të shenjte filloj lufta e armatosur profesionale e komanduar nga eprorë shqiptarë të përgatitur mirë në planin e stërvitjes dhe të motivuar nga lufta e Krye heroit tonë Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Bashkë me neve ishin epror dhe luftëtare shqiptarë nga Çamëria, dhe viset tjera shqiptare. Këtë ditë ndjeheshim njësoj të gjithë, në obligime, në marrjen dhe kryerjen e detares dhe ne sakrificë deri në atë kapitale. Ky grup në historinë tonë te re do të jetë shembull i unitetit të krijuar në diversitete. Është shembull i mundësisë së madhe të një grupi të vogël në planin e korrigjimit të gabimeve historike, të instalimit dhe sistemimit të vlerave njerëzore në GO-3, me rëndësi për lirinë Kosovës.

Ky grup i stërvitur nga Komandantet të tjerët arritën qëllimin e tyre të parë, demonstruan ngadhënjimit të vlerave tona kombëtare mbi gjenocidin dhe krimin e okupatorit serb. Kjo luftë duhej të ndikonte në edukimin e gjeneratave tona të reja që të vazhdojnë më ruajtjen, instalimin, respektimin e vlerave njerëzore dhe të vazhdojnë drejt realizimit të aspiratave tona kombëtar. Për këtë besojmë.

Lavdi të rënëve në Luftën e Koshares. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për Çlirimin e Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lubonja komenton rezultatin se 59% e shqiptarëve janë pro Ballkanit të Hapur

Story i radhës

Zelensky: Situata në Borodianka është “shumë më e frikshme” se në Bucha

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë