Lubonja për ngjarjen në Librazhd: Mund edhe ta kishin vrarë! Çdokush e vlerëson bazuar në kodin e tij moral

May 30, 2022
min lexim

Analisti Fatos Lubonja ka analizuar ngjarjen në Librazhd, ku një 23-vjeçare u kap nga vjehrrit duke tradhëtuar bashkëshortin e tij. Ngjarja u regjistrua me kamera, dhe më pas u publikua në shumë media të ndryshme.

I ftuar në emisionin “Open”, Lubonja u shpreh se ngjarja është shumë komplekse dhe se në shoqërinë tonë takohen shumë kode morale.

Me kodin moral të dikujt tjetër, ai tha se nusja dhe mund të ishte vrarë. Në fund thotë ai, tregon dhe si e matim shoqërinë tonë, ku jemi, në ç’pikë jemi.

“Shumë komplekse si ngjarje. Nuk e mendoj aq të thjeshtë. Në fillim nuk vjen mendimi, vjen ajo ndjenja, një lloj solidaritet me këtë vajzën, viktimën. Por përtej kësaj kur vjen mendimi, bëhet më komplekse. Ne sot jetojmë në një shoqëri ku takohen shumë kode morale, të ndryshme. Kur flas për shumë kode morale nuk kam parasysh vetëm atë që jemi shoqëri multifetare, por edhe kur bëhet fjalë për moralet që lidhen dhe nuk lidhen me fenë, përsëri ka të bëjë me kohët e ndryshme, raporti mes burrit dhe gruas. Kemi jetuar në kohën kur siç thoshte Platoni natyra e ka bërë gruan skllave të gruas, pastaj është e barabartë. Ka të bëjë me barazinë e burrit dhe gruas, është shumë komplekse.

Ku e vë theksin te kjo ngjarje? Secili e vë theksin varësisht nga kodi i tij moral. Çfarë kodi moral ke ti, çfarë e quan të mirë, të keqe. Ajo që më shqetëson më shumë është trajtimi i gruas si skllavet tona. Një kod moral i një shoqërie që në shumë aspekte ka mbetur te kjo ide. Nuk bëhet dot fjalë për barazi që është shumë e rëndësishme. Pastaj sigurisht më bën përshtypje linçimi mediatik, përdorimi i you tube. Por nga ana tjetër nuk është se jam njeri që me këtë kodin tim moral pretendoj që i kam të gjitha të vërteta dhe t’i gjykoj të tjerët.

Kërkoj të kuptoj dhe ata të tjerët atje. Kjo ngjarje nuk është kaq e thjeshtë. Po t’i referoheshim historisë, gratë që tradhtonin lapidoheshin me gurë. Si Maria Magdalena që kishte tradhtuar, do ta vrisnin, Jezusi tha kush është pa asnjë mëkat të hedhë gurin i pari, Maria Magdalena. Janë dy kode morale dhe atje. Një kod që sjell krishtërimi, dashuria, falja dhe një tjetër që është dhe sot. Të them të drejtën duke kërkuar të gjej ndonjë gjë më pozitive në këtë, se në fund fare është dhe kjo si e matim shoqërinë tonë, ku jemi, në ç’pikë jemi, çfarë tregon kjo ngjarje.

Lapidimi është vdekje me të vërtetë. Sepse ndoshta mendova, ata që s’e kanë vrarë atë dhe atë tjetrin me një kod moral shqiptarësh të tjerë do thoshte ata duheshin vrarë. Sigurisht dhe mund ta kishin vrarë. Me kodet tona që kemi ne sot, në gjithë gjeografinë tonë, mund të kishte qenë dhe më dramatike. Në fund fare prapëseprapë mendoj se duhet të jemi të kufizuar sepse nuk e dimë me detaje. Si është lidhur kjo vajza, me shkesi apo jo, ndarja, çështja e emigracionit, burri atje, është shumë komplekse”, deklaron Lubonja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

La Liga konfirmon datën e fillimit të sezonit të ri

Story i radhës

Mbyllet marrëveshja, Perisic lojtar i Tottenhamit

Të fundit nga

ShkoLartë