Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka qenë pjesë e Javës së Modës në Milano.
Së fundmi ajo ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese nga atje.
31-vjeçarja shfaqet e veshur me një kostum të markës Fendi, përmes të cilit ka vënë në pah format trupore.
Në një video të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, biondja duket në formë të mrekullueshme.
“Jam ajo vajza. Java e Modës në Milano”, shkroi Vjollca.