LSDM: Tandemi ASH-VMRO, për 6 muaj qeverisje nuk rezalizoi asnjë projekt

May 20, 2022
1 minut lexim

LSDM dega në Gostivar sot në një konferencë për media kritikoi pushtetin aktual lokal për gjashtë muajt e parë të mandatit, duke theksuar se projektet e premtuara nuk janë realizuar.
“Siç thanë përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së në Gostivar, në periudhën parazgjedhore se programi i tyre është plotësisht në përputhje me programin e kandidatit të atëhershëm, dhe tani kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot me shumë të drejtë mund të themi se tandemi Aleanca për Shqiptarët-VMRO-DPMNE, që qeveris në komunën e Gostivarit, në gjashtë muajt e parë nuk ka bërë pothuajse asgjë për komunën e as për qytetarët. Në gjashtëmujorin e parë të pushtetit vendor nuk kanë pothuajse asnjë projekt, asnjë premtim të realizuar.
Gjashtë muajt e parë të mandatit të këtij tandemi janë muaj të humbur. Sot në komunën e Gostivarit nuk mund të shihet një rrugë e vetme e rikonstruktuar e aq më pak rindërtimi i rrugës Beliçica, si një nga rrugët kryesore dhe më të frekuentuara të qytetit, e cila u shpall si një nga 10 projektet kryesore të komunës.Nuk e shohi. As fillim të procedurës për hapjen e rrugës që lidh bulevardin “Vëlezërit Gjinoski” dhe rrugën te shkolla “Goce Dellçev”, ndërkohë duhet të theksoj se ka pjesë të bulevardit “Vëllezërit Gjinoski” që janë ende të paasfaltuara, me baltë dhe me gropa, edhe pse është bulevardi më i madh në pjesën qenderore të qytetit. Nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e rrethrrotullimit për lehtësimin e qarkullimit në hyrje të qytetit të Gostivarit, edhe pse rrugët janë të rrënuara dhe nuk duken si rrugë hyrëse në një qytet si që është Gostivari, tha ndër të tjera Ema Neshkovska, këshilltare e LSDM-së në Këshillin Komunal në Gostivar.

Gjatë kësaj press konference u përmendën edhe disa projekte për të rinje që siç u tha, janë premtuar por nuk janë realizuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamje/ Tornado i rrezikshëm godet Gjermaninë, dhjetëra të lënduar dhe dëme të mëdha

Story i radhës

Elon Musk refuzon akuzat për ngacmim seksual

Të fundit nga

ShkoLartë