16
Shkup, 4 nëntor – LSDM në një kumtesë për media thotë se Qeveria e Hristijan Mickoskit u tregua e paaftë për të zgjidhur rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe i zhgënjeu plotësisht qytetarët.
Nga LSDM thonë se masa për ngrirjen e marzheve duhej të ishte shpëtimi nga çmimet e larta, por doli të ishte një dështim i madh.
“Çmimet në tregje nuk u ulën, në pjesën më të madhe çmimet mbetën të njëjta. Për 57 denarë simbolik, shporta e konsumit për qytetarët u zvogëlua për një muaj, aq sa “kursyen” qytetarët për një muaj. Rritja e çmimeve është një barrë e madhe për familjet dhe prindërit çdo ditë. Paga mesatare në vend që të rritet, është ulur për 1000 denarë. Është rezultat i politikave të gabuara ekonomike të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së”.
BURIMI: zhurnal.mk