LSDM mori vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në

June 9, 2023
1 minut lexim

Këshilli Qendror i LSDM-së mori vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë e tjera parlamentare për operacionalizimin e hapave konkretë të ardhshëm. Ky grup punues do të udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Mile Zeçeviq – Vardarski, njoftoi zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska.

“Bordi qendror i LSDM-së në seancën e sotme ka marrë vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë tjera politike parlamentare për operacionalizimin e hapave konkretë të ardhshëm me qëllim të miratimit të amendamenteve kushtetuese dhe arritjes së qëllimit strategjik të vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, njoftoi në një konferencë për media pas seancës, zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.

Ajo theksoi se Këshilli Qendror e përshëndeti hapin e parë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së me pranimin e amendamenteve kushtetuese.

“Këshilli i LSDM-së vlerëson se e gjithë kjo është një bazë e mirë për vazhdimin e dialogut me të gjitha partitë politike parlamentare. Prandaj, në bazë të vendimeve dhe konkluzioneve të seancës, KQ mori vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë e tjera parlamentare për funksionalizimin e hapave konkretë të ardhshëm. Ky grup punues do të udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Mile Zeçeviq – Vardarski”, theksoi Kuzeska.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përforcohet me tre lojtarë 

Story i radhës

Nazarko: Draft-statuti i Ramës për Asociacionin është i arsyeshëm – Kurti po pret për t’i reaguar

Të fundit nga

Sonte ndeshja Kosovë-Armeni

ombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Armeninë në një ndeshje miqësore që pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për trajnerin Franco Foda dhe skuadrën e tij, në kuadër
sqmken
ShkoLartë