Nazarko: Draft-statuti i Ramës për Asociacionin është i arsyeshëm – Kurti po pret për t’i reaguar

min lexim

Opinionisti në Shqipëri, Mentor Nazarko, ka folur mbi draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të hartuar nga kryeministri i shtetit shqiptar, Edi Rama.

Ai tha se fakti që kancelaria gjermane apo edhe ajo e BE-së kanë reaguar me ato tone, kanë lënë të nënkuptohet se Rama është këshilluar me to përpara se ta paraqes një dokument të tillë.

Nazarko, mos-reagimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me këtë draft-statut e sheh si racional.

“Qeveria kosovare nuk është duke reaguar. Ky është një qëndrim racional, që tregon se propozimi në fjalë s’ka krijuar atë reagim që duam të shikojmë, qoftë zërat e paarsyeshëm në Shqipëri apo Kosovë”, tha ai.

Tutje, ai tha se mosreagimi  i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë temë lidhet me atë se së shpejti, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë së shpejti do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët.

“Unë mendoj që mosreagimi i Kurtit lidhet me atë se Shqipëria me Kosovën shpejt do ta kenë mbledhjen e dy qeverive dhe Kurti me të drejtë, në mënyrë shumë të arsyeshme nuk do që ta prish atë atmosferën e mbledhjes së dy qeverive”, tha Nazarko.

Story i mëparshëm

LSDM mori vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në

Story i radhës

Roma piketon “yllin” e Premier League

Të fundit nga