LSDM: Mickoski nuk është viktimë, por regjisor i skenarit që dështoi!

LSDM ka reaguar për incidentin e sontëm duke thënë se Mickoski nuk është viktimë por regjisor i skenarit të përgjakshëm.

“Skenari i përgjakshëm i Mickoskit dhe partnerëve të koalicionit Levica dhe Aleanca e cila nuk pati sukses. Mickoski këtë mbrëmje nuk ishte cak por e luajti rolin më të keq për shtetin dhe qytetarët. Cufi Koka është njeriu sipas skenarit të përgjakshëm të Mickoskit është dashur ta luaj rolin e sulmuesit. MPB tani më e ka arrestuar këtë person. Ai është vëllau i një anëtari të lartë të partnerit të Hristian Mickoskit, Aleanca, i cili njëkohësisht është drejtori i Higjienës Komunale. Bëhet fjalë për kryetarin e degës së Çairit të Aleancës dhe funksionari kryesor në fushatën e Danella Arsovskës”, kanë thënë nga LSDM.

Ata shtojnë se institucionet po e bëjnë punën e tyre dhe të gjithë ata që janë të përfshirë do të përgjigjen para ligjit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB-ja mohon pretendimet e Mickoskit për incidentin te sheshi Skënderbeu

Story i radhës

Një kritikë të cilës klubi bergamask i është përgjigjur

Të fundit nga