Një kritikë të cilës klubi bergamask i është përgjigjur

“Jemi gjithmonë të njëjtit. Toloi, Gjimshiti, De Run dhe Frojler ishin që para mbërritjes time këtu”.

Fjalët e trajnerit Xhampiero Gasperini në intervistën e tij për “La Gazzetta Dello Sport”, dukeshin qartësisht si një kritikë e fortë ndaj klubit që nuk kishte bërë ndërhyrjet e rëndësishme që kishte premtuar në merkato.

Një kritikë të cilës klubi bergamask i është përgjigjur menjëherë pikërisht nëpërmjet mbrojtësit shqiptar.

Në rrjetet sociale, klubi ka postuar shpejt video të cilat Gjimshiti do i kujtojë me shumë kënaqësi. Bëhet fjalë për dy golat e tij në ndeshjen ndaj Olimpiakos që i siguruan një përmbysje 2-1 skuadrës italiane dhe e ndihmuan të kalonte turin në Ligën e Europës.

Të duhet një përmbysje? Më mirë telefono Gjimin”, është komenti i klubit italian i cili kësisoj ka vendosur t’i përgjigjet flakë për flakë trajnerit duke i kujtuar se pikërisht garda e vjetër me Gjimshitin në krye ishte ajo që shpesh kishte bërë diferencën për bergamaskët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: Mickoski nuk është viktimë, por regjisor i skenarit që dështoi!

Story i radhës

Edhe Armina Mevlani ankohet për shtrenjtimin e pushimeve, çmimet janë tre-fishuar

Të fundit nga