LSDM: Mickoski është parazit i vërtetë, për dy vjet i ka marrë 50.000 euro qytetarëve

November 19, 2022
1 minut lexim

LSDM-ja me anë të një komunikate ka akuzuar kryeministrit e vendit Dimitar Kovaçevskin, i cili në periudhën nga shtatori i vitit 2016 e deri në gusht të 2017-tës ka inkasuar nga shteti mi 1.9 milionë denarë.

“VMRO-DPMNE është parti e parazitëve, me vite i morën paratë e shtetit dhe u pasuruan në kurriz të qytetarëve që atëherë po zhyteshin në borxhe dhe varfëri. I pari dhe kryesori ndër parazitët e vërtetë është Hristijan Mickoski, akuzon LSDM. “Si drejtori më i pasuksesshëm dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të ish-AD ELEM, vetëm për dhjetë muaj, në periudhën nga shtatori 2016 deri në gusht 2017, nga buxheti ka inkasuar mbi 1,9 milionë denarë ose mbi 31.000 euro. Ai si këshilltar i Nikolla Gruevskit dhe Emil Dimitrievit për energji në periudhën nga prilli 2015 deri në tetor 2016 ka marrë tarifë prej 1100 euro çdo muaj ose për angazhimin e përgjithshëm Mickoski ka marrë rreth 50 mijë euro para nga qytetarët. Ja kush janë parazitët e vërtetë që me vite të tëra marrin të ardhura të mëdha mujore nga paratë publike në shpinën e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina duket mahnitëse në tapetin e kuq të “Latin Grammy Awards”

Story i radhës

ConsciESG, startupi që ndihmon kompanitë të jenë konkurruese duke ofruar vlerë në ambient dhe shoqëri

Të fundit nga

Pamje nga festa e ditëlindjes së Kaderit

Modelja e njohur kosovare Kader Kicaj ditën e sotme festoi ditëlindjen. Ajo ka mbushur plot 27 vjet jetë,. Përveç urimeve të shumta që ka pranuar nga ndjekësit nuk kishte si të mungonte
ShkoLartë