ConsciESG, startupi që ndihmon kompanitë të jenë konkurruese duke ofruar vlerë në ambient dhe shoqëri

Fenomeni i ikjes së trurit është një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet sot Ballkani Perëndimor, por ka prej atyre edhe pse kanë qenë vetë produkt i saj ka vendosur që në mënyrë aktive të punojnë për të adresuar një problem të tillë.

Briseida Gjoza dhe Adeliada Mehmetaj, bashkëthemeluese të kompanisë ConsciESG, janë ballafaquar me sfida të shumta gjatë rrugëtimit të tyre profesional e ikjen e trurit e lidhin kryesisht me mungesën e standardeve dhe qëndrueshmërisë në edukim dhe punësim profesional.

ConsciESG është një startup fintech i cili ushtron aktivitetin e tij në indeksim, të dhëna dhe kërkim në ESG (Enviromental, Social and Governance). Duke aspiruar të ripërcaktojë integrimin e ESG për kompanitë dhe investitorët institucional, zgjidhja e ConsciESG vjen në formën e një platforme SaaS ku kompanitë mund të raportojnë dhe krahasojnë impaktin e tyre ESG. Nga ana tjetër investitorët do të kenë akses në të dhëna të besueshme dhe transparente të cilat do të udhëheqin vendimet e portofolit të tyre.

Qeverisja mjedisore sociale dhe e korporatave (ESG) është një instrument i menaxhimit të rrezikut përballë rreziqeve afatgjata me të cilat organizatat ka të ngjarë të përballen në të ardhmen. Është një sektor i financave me rritje të shpejtë dhe sipas Bloomberg Intelligence asetet globale të ESG ka të ngjarë të kalojnë 41 trilion dollarë në 2022 dhe 50 trilion dollarë deri në 2025.

Ne mendojmë që kompanitë dhe institucionet financiare nuk kanë vetëm përgjegjësinë por dhe dëshirën për të sjelle ndikim pozitiv ne ambient dhe shoqëri duke qene te ekspozuar ne data dhe sisteme analitike te duhura,” thotë Briseida Gjoza.

Briseida si profesioniste biznesi me eksperiencë të gjerë në menaxhim dhe lidership dhe Adeliada si doktore e shkencave të ekonomisë dhe njohëse e mirë e kërkimit shkencor të prioriteteve globale, aspirojnë të përdorin mekanizmat ekzistuese në shërbim të qëndrueshmërisë.

Ne vlerësojmë kompanitë dhe investimet, jo mbi objektivat e tyre afatgjate, marketingun e mirë ose buxhetet e alokuara CSR me ndikim afatshkurtër, por mbi veprimet e matshme që ato po ndërmarrin me mbi temat ESG, shumë të rëndësishme si për fitimet ashtu për të gjithë aktorët e përfshirë,” thotë Briseida.

Asetet në menaxhim përllogariten në 112.3 trilionë dollarë globalisht ku 30% e tyre janë të natyrës ESG, statistika të cilat ekspozojnë potencialin e madh që ekziston duke synuar që këto vlera të drejtohen nga impakti pozitiv.

ESG sot është një komponent thelbësor në çdo strategji të korporatash nga pikëpamja e zbutjes së rrezikut dhe optimizimit të mundësive.

Të dhënat tona ESG, edhe në nivelin makro, vlerësohen më së miri për thjeshtësinë e tyre dhe mungesën e supozimeve t zakonshme ad-hoc. Konkretisht, një investitor mund të shohë matjet tona të impaktin pozitiv dhe të kuptojë saktësisht temat që ato përfaqësojnë për industrinë përkatëse, praktikat më të mira nga vlerësim dhe nisur nga transparenca që mundësojmë të jetë i qetë në pritje të rregullatorit më strikt.”

ConsciESG ishte një prej startupeve fituese të UNDP BOOST Grant, një program rajonal akselerimit krijuar nga UNDP për inovacionin me impakt social financuar dhe mbështetur nga Ministria e Francave të Sllovakisë dhe Koç Holding.

Lançuar në Shkurt të 2022, më 15 Nëntor UNDP BOOST shpalli fituesit e grantit për programin “Women Innovators” në Evropë dhe Azinë Qendrore. Startupet fituese kanë zhvilluar zgjidhje inovative të cilat adresojnë sfida jetike me të cilat përballen gratë dhe vajzat në ekosistemin sipërmarrës të rajonit.

Ne u përzgjodhëm si fituese të UNDP BOOST Grant nga një panel jurie të shquar ndërkombëtare, duke përfshirë ekspertë nga UNDP dhe partnerë. Për ne kjo do të thote një konfirmim i metodologjisë sonë dhe vlerësim i modelit te biznesit inovator në përputhje me objektivat e zhvillimit te qëndrueshëm 2030,” tha Briseida.

ConsciESG ka qenë pjesë e një grupi prej mëse 40 startupesh dhe organizatash jofitimprurëse të cilat kanë sjellë inovacion në industri dhe sektorë të ndryshëm si ekonomia, arsimi, shëndetësia etj. Ata do të kenë akses në platformën e UNDP Central Asia & Europe por mbi të gjitha të mund të prezantojnë inovacionin e tyre në botë duke qenë pjesë e këtij rrjeti.

Në edicionin e katërt të akseleratorit rajonal të startupeve Uplift Western Balkans, ConsciESG u përzgjodh si një prej startupeve që do të ndiqte programin 3 mujore të akselerimit në mesin e 10 startupeve.

Uplift Western Balkans ka ndihmuar në dy shtylla kryesore, së pari në përfshirjen në ekosistemin Shqiptar dhe atë rajonal duke na dhënë akses në burimet e tyre kryesore dhe së dyti duke na ndihmuar të konkretizojmë ato aspekte te startupit të cilat janë më urgjente për këtë faze ku ne ndodhemi,” u shpreh Briseida.

Me misionin për të udhëzuar investimet të shkojnë tek kompanitë të cilat ofrojnë impakt pozitiv dhe të matshëm në shërbim të ambientit dhe shoqërisë, ConsciESG synon ti ndihmojë këta kompani të maksimizojnë fitimet dhe të jenë konkurrues duke shërbyer vlerë sociale. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: Mickoski është parazit i vërtetë, për dy vjet i ka marrë 50.000 euro qytetarëve

Story i radhës

Suspendohet polici Filip Cvetanovski, MPB i ngrit kallëzim penal

Të fundit nga