LSDM: Kaos i plotë në Shkup për shkak të paaftësisë së VMRO-së

November 3, 2022
1 minut lexim

Për shkak të paaftësisë së kuadrove të VMRO-DPMNE-së që një vit nuk kanë bërë asgjë, kryeqyteti është në kaos të plotë, thonë nga partia në pushtet.

“Rënia e transportit publik vazhdon, shumë lagje kanë reduktuar oraret e autobusëve për shkak të miliona borxheve ndaj transportuesve privatë të autobusëve. Për shkak të interesave politike dhe biznesore të një grupi të caktuar njerëzish, kryeqyteti po përballet me rrezikun e furnizimit të rregullt me ​​ujë dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit. Si asnjëherë më parë Shkupi po mbytet në mbeturina dhe papastërti, jo vetëm që nuk ka projekte të reja, por nuk po mirëmbahet as infrastruktura ekzistuese”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga atje thonë se shumë projekte të rëndësishme të nisura nga LSDM-ja dhe kryetari i mëparshëm Shilegov, janë ndërprerë për shkak të kokëfortësisë dhe tekave të kryetares aktuale Danella Arsovska.
“Një vit i qeverisjes lokale e VMRO-së është një vit i stagnimit të komunave dhe qytetit të Shkupit. Gjithçka që qytetarët e kanë parë nga kryetarët e OBRM-PDUKM-së për këtë vit është partizim, harxhim kot i parave të popullit dhe zënka të përditshme.

OBRM-PDUKM vazhdimisht dëshmon se është parti që punon për interesa afariste dhe personale të individëve, ndërsa interesat e qytetarëve janë të fundit”, thuhet në reagimin LSDM-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Buxheti i vitit 2023/ Grubi zbulon disa nga projektet madhore

Story i radhës

Moti i keq godet Britaninë e Madhe, kaos në transportin publik

Të fundit nga

ShkoLartë