Nëse VMRO-DPMNE vërtet ka ndonjë informacion për zyrtarë të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë dhe kanë thyer ligjin, ata duhet ti paraqesin deri tek Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, për veprime të mëtutjeshme. Kështu iu përgjigj partia në pushtet LSDM, akuzave të VMRO-së, për aferën “Pasuritë e Fshehura”.
Ata ia kujtuan VMRO-së disa nga veprimet e paligjshme ku sipas tyre, pallati i bardhe i VMRO-së është sinonim i krimit dhe i pasurisë së fituar ilegalisht në kurrizin e qytetarëve. Me vendimin e gjykatës për Talir 2 është vërtetuar se Pallati i Bardhë me vlerë rreth 7 milionë euro është përfituar në mënyrë të paligjshme, kriminale, mbi kurrizin e qytetarëve. /SHENJA/