LSDM: Hristijan Mickoski të mos presë, menjëherë mund të jep dorëheqje

August 14, 2022
1 minut lexim

Hristijan Mickoski të mos presë, menjëherë mund të jep dorëheqje dhe të largohet nga politika, pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet e tij për ngecje dhe destabilizim të shtetit, reagojnë nga LSDM-ja.

Sipas partisë në pushtet, Mickoski, i cili u deklarua si politikan anti-BE, konfirmoi edhe një herë se referendumi që po e shpall dhe për të cilin nuk e di as formën e as pyetjen, është vetëm për përdorim brendapartiak dhe personal.

“Mickoski punon në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, nuk pajtohet që ne kemi filluar negociatat me BE-në me gjuhën e mbrojtur maqedonase në Union dhe veçori të mbrojtura identitare, kulturore dhe gjuhësore të popullit maqedonas”, thonë nga LSDM-ja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bayerni forcë për Wolfsburgun

Story i radhës

Ky është Faruku me nuse para 28 viteve, dikur me sport sot me politikë!

Të fundit nga

ShkoLartë