Lotus Evija thyen rekord

Lotus Evija tani mban rekordin për automjetin më të shpejtë rrugor rreth pistës për gara Nordschleife.

Kjo pasi vetura e ka përfunduar xhiron e saj për 6 minuta e 24 sekonda, 11 sekonda më shpejt se Mercedes-AMG One.

Tani, vetura me motor F1 është modeli më i shpejtë ligjor në rrugë për të përfunduar një xhiro në pistë.

Megjithatë, Lotus Evija X nuk është më e shpejta nga të gjitha veturat që e kanë kryer këtë garë.

Volkswagen ID.R ka përfunduar xhiron për 6 minuta e 5 sekonda, ndërsa Porsche 919 Hybrid Evo mbetet e pamposhtur me 5 minuta e 19 sekonda.

Evija ka të ngjarë të kthehet në pistë dhe të përpiqet të kryejë një xhiro më të shpejtë sepse performanca e fundit ishte në një rrugë të lagësht, kështu që thuhet se ka vend për përmirësim.

Ndryshe, Lotus përmban katër motorë me 2,011 kuaj fuqi dhe një paketë baterie 70 kWh.

Gjithashtu, ky model synon një shpejtësi nga 0 në 99 km/h në më pak se tre sekonda.

Story i mëparshëm

Barça e City në “garë” për “shkatërruesin” e Bayern

Story i radhës

Bajrami: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj

Të fundit nga