Los Angeles Clippers kanë vazhduar ne fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA, duke marrë të tretën radhazi.
Skuadra nga Kalifornia ishte nikoqir i Minnesota Timberwolves dhe ka triumfuar me 11 pikë epërsi 99:88.
Ylli i Clippers, Kawhi Leonard ka qenë basketbollisti më efikas tek skuadra fituese me 19 pikë, tetë kërcime e një asistim.
Por epiteti i lojtarit të ndeshjes shkoi për Paul George që arriti shifrën magjike të ‘triple-double’ me 17 pikë, 11 kërcime e 11 asistime.
Me pikë dyshifrore te Clippers lojën e përfunduar edhe Kennard (16), Batum (13), Marc Morris (12) dhe Reggie Jackson me 10 pikë.
Te mysafirët më i dalluari ishte fundori Anthony Edwards me 19 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.
Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Cleveland Cavaliers në udhëtim te Dallas Mavericsk me 15 pikë diferencë 90:105.
Donovan Mitchell ka qenë fantastik në këtë takim dhe më meritori për fitoren e Cavs me 34 pikë, tre kërcime e katër asistime.