Longo akuzon

January 30, 2022
min lexim

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, ka akuzuar sot menaxherin Shkumbin Qormemeti se ka shkatërruar planin e tij për ndeshjen kundër Tiranës. Ai i vuri një pjesë të fajit menaxherit i cili nuk kishte dorëzuar në kohë dokumentacionin e Jorgo Pëllumbit, të cilin e kishte planifikuar për sfidën në fjalë, siç shpjegoi për “SuperSport”.

“Të jem i sinqertë ishte gabim që nisi dy orë para ndeshjes se u përgatitëm gjatë gjithë javës në një mënyrë të caktuar.

Por dy orë para ndeshjes më thanë që nuk mund të aktivizojë Pëllumbin, e përgatitëm ndryshe me të, ndryshe nga Kristi Marku që është lojtar fantastik, por është një lloj tjetër lojtari. Më thanë dy orë para ndeshjes se letrat nuk janë gati, nga menaxheri Qormemeti që nuk ka depozituar që ishte bllokuar lojtari dhe nuk mund të luajë me të.

Ky ishte gjëja e parë gabim. Ndaj për shkak të një individi që as nuk e njoh humba një lojtari që isha përgatitur, ndaj humbëm në pjesën e parë me top të gjatë pas shpine se e dinim se Seferi është i shpejtë. Pastaj është si menaxhuam këtë ndeshje, duhet të jesh me karakter, por ne gabuam 1-0 dhe ata shënuan. Ne humbëm rastin e 1-1 dhe ata shënuan të dytin, gjatë gjithë ndeshjes humbëm kështu. E kam thënë që janë të fortë, nuk ka dyshime. Nuk është mbyllur gjithçka, por është punë për t’u bërë.

Nuk është se bëmë siç dimë, ne e përgatitëm në mënyrë tjetër, jo të luanim në zonë specifike që të na gjenin në kundërsulm, por ndodh edhe të mos kesh një ditë të mirë. Kemi bërë një gabim, ndodh, e rëndësishme është si reagojmë. E mbyllëm me 31 pikë pjesën e parë të edicionit, mendoj se kemi lojtarë të rëndësishëm dhe mund të mbyllim sezonin me 66-67 pikë pa probleme. Duhet të mësojmë të reagojmë dhe nëse ndodh do të jemi ok.

Nuk është çështje agresiviteti por distance mes lojtarëve, nuk ishim kompakt, ndaj kur humb topin është e vështirë ta rikuperosh.

Pas këtij rezultati është normale që është ditë e keqe, por e thashë qe e nisëm keq, kur mbrojtja duhet të vrapojë mbrapa në çdo sulm, kundër Xhixhës e Seferit nuk e di se kush mund të rezistojë. Ishte gabim, por ishte gabim që nisi me një menaxher që na shkatërroi ne sot, dhe pastaj vazhdoi në fushë.

Nuk është çështje mbrojtje por se kemi pësuar gola dhe i lejuam të luajnë si preferojnë. Nëse e menaxhon ndryshe, nuk shkojnë çdo dy minuta në kundërsulm. Është çështje eksperience,

Ka skuadra e skuadra, klube e klube. Tirana është Tirana. Ne duhet të luftojmë në çdo ndeshje për tre pikë, asgjë nuk ndryshon. Nuk ishim për titull një javë me parë, nuk do të jemi edhe pas një jave. Deri në mars nuk e di se çfarë ndodh, ne duhet të luftojmë çdo ndeshje për tre pikët. Vetëm kjo”, tha Longo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Сали ги покани Даниловски, Пановски и Марковски да бидат членови на Комисијата за заразни болести

Story i radhës

​Britania do të ofrojë vaksina kundërCOVID për fëmijët e rrezikuar të moshës 5-11 vjeç

Të fundit nga

​Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

Kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rritje për 0.9 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me tremujorin paraprak. Ndërkaq, krahasuar tremujori i tretë i këtij viti me
ShkoLartë