​Lokalizohet zjarri në Emshir, banorët e ndërtesës tregojnë shkaqet e shpërthimit

June 27, 2025
1 minut lexim

Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin që ka kapluar kulmin e një ndërtese në lagjen Emshir të Prishtinës.

Pas përpjekjes disa orësh zjarrfikësit, të cilëve u kanë ardhur edhe përforcime, kanë arritur të shuajnë zjarrin përmes autoboteve të shumta dhe vinçit.

Zjarri krahas kulmit ka kapluar edhe disa banesa në objektin njëmbëdhjetë katesh, derisa sipas pamjeve që ka siguruar KP shihet se një pjesë e kulmit ka rënë në tokë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës, derisa banorët janë evakuuar në tërësi.

Sipas të dhënave të para nga ky rast nuk ka të lënduar. KP ka arritur të bisedojë me disa prej banorëve të evakuuar të ndërtesës. Sipas tyre, zjarri ka shpërthyer si pasojë e një pajisje e cila ishte kyçur në energji elektrike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Dimitrieska-Koçoska: Është një sfidë e madhe të ndahen 5% e BPV-së për mbrojtjen

Të fundit nga

ShkoLartë