Lojtari japonez i jep fund futbollit në moshën 44-vjeçare

October 18, 2022
1 minut lexim

Tashmë është zyrtare, Shunsuke Nakamura i ka dhënë fund futbollit të luajtur!

Ish-futbollisti i njohur i Japonisë, ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 44-vjeçare, teksa aventura e tij e fundit ishte në vendlindjen e tij me ekipin e Jokohama FC.

Trekuartisti më parë është aktivizuar edhe në Itali ku në Serinë A ka luajtur me Rexhinën në vitet 2002-2005.

Gjithashtu, Nakamura ka luajtur edhe me Sëlltikun në Skoci, Espanjolin në Spanjë.

Prej 10 vitesh ka qenë pjesë e kombëtares së tij, Japonisë, ku nuk mori dot pjesë në Kupën e Botës 2002 ku vendi aziatik ishte organizator së bashku me Korenë e Jugut.

Nakamura u aktivizua në Botërorin e Gjermanisë në vitin 2006, ku ishte pjesë në ndeshjet e grupit ndaj Australisë, Kroacisë dhe Brazilit.

Gjithashtu ai ka luajtur edhe një takim në Botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010 ndaj Holandës.

Nakamura në karrierën e tij si futbollist ka fituar 3 tituj kampionë në Skoci, 1 Kupë të Skocisë, 2 Superkupa të Skocisë, 1 Kupë të Japonisë, 1 Kupë të Ligës së Japonisë, 2 herë fitues i Kupës së Azisë.

Ndërsa trofetë personalë janë: 2 herë lojtari i vitit në Japoni me Jokohamën në sezonet 1999/2000 dhe 2012/2013 dhe 2 herë lojtari më i mirë i ligës në po të njëjtët sezone.

2 herë futbollisti i vitit në kombëtaren e Japonisë, në vitet 2000 dhe 2013.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sarah Berisha, mesazh vajzave beqare: Mos gjeni të dashur që dashuron futbollin

Story i radhës

Mitreski: VMRO-DPMNE dëshiron krizë kushtetuese, LSDM nuk do ta lejojë

Të fundit nga

ShkoLartë