Lojtari i Vllaznisë u tregon boshnjakëve “thembrën e Akilit” të Tiranës

July 19, 2022
1 minut lexim

Tirana pret sot në orën 20:00 më “Air Albania” kampionët e Bosnje-Hercegovinës.

Bardheblutë do të ndeshen me Zrinjskin për një biletë për në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Në Bosnje-Hercegovinë kanë marrë informacione për Tiranën dhe kush më mirë se një kundërshtar që i ka pasur përballë në kampionat mund t’i jepte. Lojtari i Vllaznisë, Elvedin Heriç, ka dhënë një intervistë për “Sportsport.ba”, ku u tregon boshnjakëve pikat e forta dhe të dobëta të bardhebluve.

Eliminimi i Tiranës nga Dudelange: “Surprizë, surprizë për mua. Me të vërtetë nuk mund t’ju them se si dolën, sepse besoja se do ta justifikonin pa problem rolin e favoritit. Ata patën disa raste në ndeshjen e dytë me rezultatin 0:0 dhe nëse do të kishin shënuar, jam i sigurt se do të vazhdonin”.

Pika e fortë dhe e dobët e Tiranës: “Ata nuk e ndryshuan shumë ekipin në krahasim me vitin e kaluar. Sollën disa lojtarë, por dëgjoj se mund të shesin disa lojtarë pas paraqitjeve europiane. Ata luajnë mirë përpara, kanë lojtarë të shpejtë dhe janë vazhdimisht në kërkim të thellësisë. Zrinjski duhet t’i kushtojë vëmendje kësaj.

Nga ana tjetër mbrojtja e tyre është pjesa më e dobët e skuadrës. Ata kanë një portier të mirë, ndërsa në vende të tjera në mbrojtje nuk janë të mbuluar mirë për mendimin tim.

Sigurisht që do të jetë e pasigurt, por besoj se Zrinjski mund të shkojë më tej, por futbollistët e kampionit tonë duhet të jenë në ndeshje që nga vërshëllima e parë e arbitrit. Çdo relaksim mund t’u kushtojë shtrenjtë“.

Ndeshja me Krajovën: “Shpresojmë për më të mirën, por jemi edhe realistë. Ata janë favorit, por ne jemi përgatitur mirë dhe do të mundohemi të barazojmë. Do të shohim, ua lëmë atyre rolin e favoritit dhe sigurisht që nuk do t’i zhgënjejmë tifozët tanë“, ka deklaruar Elvedin Heriçi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I nxehti ‘mbërthen’ Maqedoninë, sa do të jenë temperaturat

Story i radhës

“Valle” publikohet të mërkurën në mesnatë nga Ronela Hajati

Të fundit nga

ShkoLartë