Lojtari i Shkupit: Shkojmë për tre pikët e radhës

March 5, 2022
1 minut lexim

Pas fitores kundër Tikveshit në Çair në javën e kaluar, skuadra e Shkupit nesër do të udhëtojë për në Tetovë ku në stadiumin e qytetit, përballet me skuadrën e Renovës.

FC Shkupi kërkon fitoren e 7-të në transfertë kundër Renovës në Tetovë dhe fitoren e 17-të në këtë sezon, për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë.

Ndeshja e javës së 22-të, Renova-Shkupi, do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00.

Ndërkohë, para ndeshjes me Renovën, për faqen e klubit, kësaj radhe ka folur sulmuesi Marjan Radeski.

“Respekt për skuadrën e Renovës por ne i kemi synimet tona. Do të luajmë ashtu siç kemi luajtur deri sot, duke e dhënë maksimumin nga vetja. Nëse i kryejmë detyrat e dhëna nga trajneri jonë, nuk do ta kemi problem që ti marrim tre pikët”, tha Marjan Radeski.

Në tre ndeshjet e fundit, Renova ka barazuar me Pelisterin 1:1, ka pësuar humbje nga Makedonija Gj.P. 0:1 dhe ka fituar kundër Bregallnicës 1:2.

Skuadra nga Tetova, renditet e pesta në tabelë, me gjithsej 31 pikë të grumbulluara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arianit Hoxha bëhet si Menduh Thaçi

Story i radhës

Kështu duket Markhalivka një ditë pas goditjes së sulmeve ajrore

Të fundit nga

ShkoLartë